Dallgët i morën jetën në Kretë, përcillet nesër për në banesën e fundit shqiptari

Do të përcillet nesër për në banesën e fundit 33-vjeçari shqiptar Roland Sala, i cili humbi jetën pasi qëndroi për dy javë në koma, pas aksidentit tragjik në det në ishullin e Kretës.
Lajmi për ceremoninë mortore është bërë i ditur nga faqja “Këtu mblidhen Dibranët” në Facebook. Sipas njoftimit, Roland Sala do të përcillet për në banesën e fundit ditën e enjte, më 30 korrik, në orën 11:00, në fshatin Çidhën të Dibrës.
“Me dhimbje të thellë në zemër, njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit se është ndarë nga jeta djali ynë i shtrenjtë, Roland Sala. Ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e enjte, më datë 30.07.2026, në orën 11:00, në Çidhën, Dibër. Pritja do të organizohet te lokali Hasan Krrashi”, thuhet në njoftimin e publikuar.
Siç është raportuar më herët, 33-vjeçari jetonte në Angli dhe kishte udhëtuar drejt ishullit të Kretës për të kaluar pushimet me familjarët. Gjatë kohës që ndodhej në det, ai u mor nga dallgët, duke pësuar asfiksi. Pas dy javësh në gjendje kome, Rolandi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.
Lexo edhe
AKTUALITET
'Herë me bukë, herë pa bukë'/ Nëna e të miturit me paralizë: Në bashki më thanë, pse ke dalë në protestë, fëmija nuk të bëhet më njeri...

“O milet, Rama ka siklet", protestuesit thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës: Çohuni nga gjumi

Protestuesit lënë mesazhin gjigand në Bulevard: Shqipëria nuk është në shitje

“Zemra ime do vijë si dëshmitar”, zbulohen mesazhet e Ramës me Kryemadhin në gjyqin me dyer të mbyllura

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

Aksident në Durrës, makina përplaset me një fëmijë me biçikletë elektrike

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret, zonat më të rrezikuar...

Një minutë heshtje për nënën e dy të miturit! Bëjnë me faj Ramën për tragjedinë në Shkodër: Jep dorëheqjen





