Debatet për ngjyrën e lëkurës së Helenës te filmi Odiseja, reagon Flutura Açka: Sa për racë, ka vetëm një: Njeriu

Shkrimtarja Flutura Açka ka reaguar ndaj polemikave të fundit për personazhin e Helenës së Trojës në filmin Odiseja, me regji të Christopher Nolan.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo kritikoi debatet për ngjyrën e lëkurës së personazhit, duke theksuar se arti nuk është politikë. Sipas Açkës, koncepti i së bukurës duhet ridimensionuar, ndërsa nënvizoi se "sa për racë, ka vetëm një: njeriu".
Postimi i plotë:
Helena është Helenë, e bardhë apo e zezë më qenë
Ka shpërthyer debat i madh për Helenën e Trojës së filmit të fundit Odiseu (The Odyssey , 2026) të Christopher Nolan dhe së shoqes, Emma Thomas. Pa le janë fyer ca se Helena tani qenka me ngjyrë.
Arti nuk është politikë! E të mendosh se në ç’shijë është kjo botë kur beson se mes këtyre të dyjave, Helena e klishesë sonë, ajo e bardha, është më e bukur!
Thjesht ridimensiononi konceptin e vjetëruar të së bukurës!
Sa për racë, ka vetëm një: Njeriu!
Lexo edhe
AKTUALITET
“Në spitale nuk ka ilaçe, ai jep 4,3 mln euro për një koncert”/ Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Lubonja: Pas 52 ditësh protestë duhet të shkohet në zgjedhje të reja dhe largimin e Ramës

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen e 800 mijë votuesve

Banorët nuk duan bashkimin me Librazhdin, në Prrenjas organizohet protestë kundër reformës territoriale

Vodhi 5000 € në ditën e parë të punës, gruaja lirohet pas vetëm 3 ditësh në qeli





