Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Del foto e 78-vjeçarit që u vra në shtëpinë e tij në Korçë, policia shoqëron disa persona

P
Piranjat 2 April 2026, 16:40 · 2 min lexim
Del foto e 78-vjeçarit që u vra në shtëpinë e tij

Policia e Korçës po vijon hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Bulgarec, ku trupi i 78-vjeçarit Gëzim Vija u gjet sot i pajetë brenda banesës dhe me plagë në kokë, mësohen edhe detajet e para rreth dinamikës dhe vetë viktimës.

Viktima është baba i katër fëmijëve dhe prej më shumë se dy dekadash jetonte i vetëm.

Dyshohet se ai është vrarë, por nuk përjashtohet as mundësia që të jetë rrëzuar dhe të ketë goditur kokën. Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në lidhje me vrasjen e mundshme të tij. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se autori mund të ketë pasur njohje me viktimën, çka mund të ketë bërë të mundur hyrjen në banesë me pëlqimin e tij.

Pas kryerjes së krimit, i dyshuari dyshohet se është larguar duke mbyllur me çelës derën e jashtme të banesës. Kjo ka shtyrë policinë të marrë në pyetje persona që kishin njohje të afërt me të moshuarin, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gëzim Vija, 78 vjeç, i divorcuar dhe që jetonte vetëm prej 25 vitesh, u gjet i pajetë brenda banesës ditën e sotme (2 prill), teksa hetimet për dinamikën dhe shkaqet vijojnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.