Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes së rëndë dhe tragjike të dy motrave, Florie Xhepa, 53 vjeçe, dhe Mirela Hasko, 50 vjeç, të cilat humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur më 13 gusht në fshatin Delisufaj të Lushnjës.
Përmes një njoftimi të bërë publik nga Komuniteti Shqiptar në Parma, Itali, me kërkesën e familjes Xhepa, familjarët kanë bërë të ditur se kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë me dhimbje dy motrat, të cilat u ndanë tragjikisht nga jeta pasi automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga ura.
Familja Xhepa, e cila më herët ka banuar në Langhirano të Italisë dhe aktualisht jeton në Casalmaggiore, në provincën e Cremonës, ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit të Flories do të zhvillohet në Itali në ditët e ardhshme, ndërsa pas saj mbetet një familje e pikëlluar dhe dy fëmijët e saj, Marigleni, 28 vjeç, dhe Saba, 24 vjeçe, të cilët përballen me humbjen e nënës së tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit, kur automjeti me të cilin udhëtonin dy motrat, në dalje të fshatit Delisufaj, doli nga ura dhe përfundoi në kanalin vaditës, ndërsa mungesa e barrierave mbrojtëse në urë e ka bërë atë një pikë të rrezikshme për qarkullimin.
Sipas të dhënave të bëra publike pas aksidentit, dy gratë nuk mundën të dilnin nga automjeti dhe humbën jetën si pasojë e mbytjes, ndërsa trupat e tyre u nxorën nga vendngjarja dhe u transportuan drejt morgut të Lushnjës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 August17:17
Tentoi ta ekzekutonte në mes të qytetarëve Mir Bitocin, arrestohet autori
Policia e Elbasanit ka arrestuar personin e dyshuar si autor të tentativës për vrasje të Mir Bitocit, ngjarje e ndodhur mesditën e k&eu...
AKTUALITET
15 August17:10
Nga “Hirushja” e Ballkanit te bumi i kullave/ Kush po e vendos të ardhmen e Shqipërisë?
Në historitë e arkitekturës moderne, Shqipëria spikat. Në një farë mënyre, është një histori Hirushjeje...
AKTUALITET
15 August16:52
FOTO-EMRI/ Zbardhet dinamika e atentatit të dështuar në Elbasan
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me incidentin e rëndë me armë zjarri të regjistruar mesditën e kësaj të...
AKTUALITET
15 August16:26
VIDEO/ Një “mal” me drogë nga Shqipëria! Policia greke operacion kundër mafies ballkanike. Si vepronte organizata dhe ‘tentakulat’
Një organizatë kriminale transnacionale, anëtarët e së cilës ishin të përfshirë në transportimin e sasive t&eu...
AKTUALITET
15 August16:19
VIDEO nga momenti/ Atentat në mes të ditës në një lokal në Elbasan, Mir Bitocit i vënë pistoletën në kokë
Një ngjarje e rëndë, e cila për pak mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike, është regjistruar në një lok...
AKTUALITET
15 August16:06
E rëndë në Elbasan/ U fut me armë në një lokal dhe tentoi të vriste një grua
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 14:50 të ditës së sotme në qytetin e Elbasanit. Dys...
AKTUALITET
15 August15:37
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanalin anësor
Një aksident rrugor është regjistruar këtë mesditë në Rrugën e Kombit, në afërsi të qytetit të Kuk...
AKTUALITET
15 August15:36
Vatra e zjarrit në Fushë Lajë ende aktive, nuk rrezikohen banesat
Vatra e zjarrit e regjistruar në masivin pyjor të Tërbubit në Pukë vijon të mbetet ende aktive. Sipas informacioneve paraprake, ...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
15 August14:02
Banorët e Pallatit FI 2009 në Vlorë pa asnjë pikë ujë, qytetari: Situata është alarmante!
Banorët e Pallatit "FI 2009" në Vlorë, i cili ndodhet përballë ish-Parkut të Tregtisë, denoncojnë një situatë...
AKTUALITET
15 August13:57
Kaos në aksin Tiranë-Elbasan/ 6 km trafik në Bradashesh, qytetarët: Presim prej 2 orësh në vapë
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh janë krijuar këtë të enjte në hyrje të Elbasanit, në aksin Tir...