AKTUALITET
Del FOTO, ky është autori i plagosjes së dyfishtë në Shkodër

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodrës, ku dy të rinj, 19 dhe 17 vjeç, mbetën të plagosur me thikë.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është identifikuar si Nikson Kodra, i cili rezulton një person me precedentë penalë.
Sipas burimeve, ai ka qenë edhe më parë i ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje si dhe për çështje që lidhen me lëndë narkotike.
Pas incidentit, dy të rinjtë e plagosur janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Zbardhet përplasja e dhunshme në Vlorë, konflikti i të birit i kushtoi jetën 63-vjeçarit

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria, aleat i palëkundur i Aleancës për mbrojtjen e vlerave demokratike

DW: Njoftimi nga SHBA për Shqipërinë për sulm të mundshëm nga Irani, alarm sigurie apo njoftim rutinë?

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët





