Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Dëmtohet Ura e Zerzebilit në Gjirokastër, objekti i trashëgimisë kulturore rrezikohet nga kamionët

P
Piranjat14 April 2026, 15:53 · 2 min lexim
Dëmtohet Ura e Zerzebilit në Gjirokastër, objekti i

Ura e Zerzebilit, e ndodhur ne Gjirokastër, ka pësuar dëmtime të dukshme në strukturën e saj, duke ngritur shqetësime për ruajtjen e kësaj vlere të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Inxhinieri Vaso Polo tregon se dëmtimet kanë ardhur si pasojë e kalimit të mjeteve me tonazh të rëndë, të cilat kanë ndikuar negativisht në qëndrueshmërinë e urës, e ndërtuar për kushte dhe ngarkesa shumë më të kufizuara.

Ura e Zerzebilit është një objekt me vlera historike dhe arkitekturore, që mendohet të jetë ndërtuar gjatë periudhës osmane. E realizuar me gurë dhe me hark të vetëm, ajo ka shërbyer ndër vite si një pikë e rëndësishme lidhëse për banorët e zonës dhe për tregtarët që përshkonin këtë rrugë.

Ndërtimi i saj pasqyron mjeshtërinë tradicionale të kohës dhe është një dëshmi e gjallë e historisë së zonës së Gjirokastër.

Sipas inxhinierit, shumë shpejt pritet ndërhyrja e Drejtoria e Monumenteve të Kulturës, e cila do të ndërmarrë restaurimin e urës, me qëllim rikthimin e saj në gjendje të qëndrueshme dhe ruajtjen për brezat e ardhshëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.