Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s...
AKTUALITET

Denis Bajri akuzon Ibrahim Licin për atentat në burgun e Fierit: Urdhëroi të më vrisnin brenda qelisë!

P
Piranjat10 August 2026, 09:35 · 1 min lexim
Denis Bajri akuzon Ibrahim Licin për atentat në burgun e Fierit:

Denis Bajri alias Brajovic akuzon kundërshtarin e tij të përbetuar të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, se urdhëroi sulmin ndaj tij brenda qelisë së burgut të Fierit.

Sipas BW, gjatë dëshmisë së dhënë para hetuesve Bajri, të cilin tentuan ta vrisnin me thikë artizanale brenda burgut, ka pretenduar se Jurgen Zotaj e sulmoi me porosi të Licit.

“Aldo Gjini kërkoi të më takonte. Ai erdhi ne qelinë time bashkë me Jurgen Zoton. Ky i fundit më dha një telefon. Në linjë ishte Ibrahim Lici. Ai më tha jeta jote kaq e pat!. Në atë moment Zoto tentoi të më sulmonte me thikë”, deklaroi ndër të tjera Denis Bajri.

Gjatë përleshjes, Bajri dhe Zoto mbetën të plagosur dhe u trasportuan për ndihmë mjekësore. Pas ngjarjes, Komisioni i Disiplinës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve vendosi të përjashtojë 8 efektive të policisë dhe t’i referojë në prokurori për shpërdorim detyre.

Komisioni i disiplinës urdhëroi po ashtu masën e izolimit për 3 muaj për Gjinin e Zotaj. Aldo Gjini u transferua në Drenovë, ndërsa Zoto në burgun e Burrelit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.