Denoncim i emigrantit: Vij një herë në vit në vendlindje, por nuk kemi as ujë për t'u larë në Dibër

Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pijshëm në zonë, duke thënë se prej gjashtë vitesh problemi vazhdon pa marrë zgjidhje.
Sipas tij, sa herë që kthehet nga Italia për të kaluar pushimet në vendlindje, përballet me të njëjtën situatë, pasi banorët mbeten pa ujë.
Ai pretendon se është ankuar pranë kryeplakut të fshatit, Vehap Hidri, si edhe në Bashki, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.
"Jam emigrant në Itali dhe vij vetëm një herë në vit në vendlindje. Nuk mund të vij me qejf e gëzim, sepse prej 6 vitesh sa herë kthehem nuk ka ujë. I jam drejtuar kryeplakut dhe Bashkisë, por më thonë se nuk ka zgjidhje. Ju lutem publikojeni këtë denoncim, sepse nuk kemi as ujë për t'u larë në mëngjes," shprehet ai për Piranjat News./ piranjat.news
Lexo edhe
AKTUALITETAksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, reagon policia: Në betoniere dy persona, ende të paidentifikuar

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh, 4 familje mbeten në qiell të hapur

Aksidenti tragjik me një viktimë dhe një të plagosur pranë TEG/ Përsëritet tragjedia, rreth 3 vite më parë në të njëjtin vend 3 të rinj h...

U arrestua dhe u dërgua në burgun e Pojskës bashkë me foshnjën, publikohen pamjet e dhomës ku po mbahet nëna 34-vjeçare

Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, një grua paraqitet në gjendje të rëndë





