Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Denoncim nga Njësia Velabisht, Berat/ Rrugë e amortizuar vetëm 1.5 km nga qyteti (VIDEO)

P
Piranjat 3 April 2026, 16:51 · 2 min lexim
Denoncim nga Njësia Velabisht, Berat/ Rrugë e amortizuar vetëm

Banorë të Njësisë Velabisht, pranë qytetit të Beratit kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës që lidh zonën e tyre me qytetin. Edhe pse vetëm rreth 1.5 kilometra larg Beratit, kjo rrugë prej vitesh ndodhet në kushte të papranueshme.

Sipas banorëve, rruga është e dëmtuar rëndë me gropa dhe zhavorr të shpërndarë, duke e bërë të vështirë dhe në disa raste të pamundur kalimin e mjeteve të vogla. Ata shprehen se, pavarësisht detyrimeve që paguajnë, nuk kanë marrë investimin e duhur nga bashkia.

“Sa herë afrohen zgjedhjet premtohet asfaltim apo betonim, por në fund hidhet vetëm zhavorr që prishet shumë shpejt,” shprehen banorët për Piranjat news.

Ata theksojnë se ndërhyrjet kanë qenë të pjesshme dhe pa standarde, ndërsa prej më shumë se 15 vitesh nuk është bërë asnjë investim serioz për rikonstruksionin e plotë të rrugës. Gjendja aktuale ka vështirësuar jetën e përditshme të banorëve, veçanërisht për të moshuarit, ndërsa automjetet shpesh nuk arrijnë të ngjiten për shkak të terrenit të dëmtuar.

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Berat që të ndërhyjë urgjentisht për rikonstruksionin e plotë të kësaj rruge, duke kërkuar një zgjidhje afatgjatë dhe jo ndërhyrje të përkohshme që nuk i rezistojnë kohës.

Ata theksojnë se është e papranueshme që një zonë kaq pranë qytetit të mbetet në këtë gjendje për kaq shumë vite./Piranjat news

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.