Denoncimi i fortë i qytetarit: Në Spitalin e Korçës nuk ka as gjilpëra! Pse nuk e mbyllin fare?!

Një denoncim i fortë nga një qytetar hedh dritë mbi një situatë alarmante në spitalin e Korçës, ku sipas tij mungojnë ilaçet, mjekët dhe pajisjet bazë, duke detyruar pacientët të blejnë vetë çdo gjë, madje edhe gjilpërat dhe serumin.
Lexo të plotë⬇️
Një qytetar ka denoncuar për Piranjat news kushtet dhe shërbimin në spitalin e Korçës, duke ngritur shqetësime serioze për mungesë ilaçesh, mjekësh dhe pajisjesh bazë, sidomos në urgjencë.
Sipas tij, një i afërm është paraqitur në urgjencë, por nuk ka marrë shërbimin e duhur për shkak të mungesave. “Nuk kishte fasho, nuk kishte ilaçe. Serumin e mori në damar me gjilpërë pa u ngjitur siç duhet, dhe na thanë t’i blinim vetë përballë urgjencës sepse spitali nuk kishte,” shprehet ai.
Qytetari thekson se kjo situatë nuk është rast i izoluar, por një problem i përhapur në të gjithë spitalin. “Na thonë nuk ka mjek, nuk ka aparatura, nuk ka ilaçe. Po paguajmë kosto të mëdha dhe përsëri nuk marrim shërbimin që duhet,” vijon ai.
Në denoncim ngrihet edhe shqetësimi për funksionimin e institucionit: “Pse quhet spital kur mungojnë gjërat bazë? Nëse nuk ka shërbim, më mirë ta mbyllin fare sesa të mashtrojnë njerëzit me kushte vetëm në letër.”
Qytetari kërkon që rasti të bëhet publik dhe institucionet përgjegjëse të marrin masa për përmirësimin e situatës, duke theksuar se pacientët nuk duhet të detyrohen të blejnë vetë edhe mjetet më elementare për trajtim. /PiranjatNews/


Lexo edhe
AKTUALITET
Debat i ashpër/ Dritan Hila largohet nga studio i acaruar me Rexhajn

Skandali nga KLSH/ Avokatura e Shtetit paguan mln euro studiove ligjore për gjyqe që ‘mbyllen’ me marrëveshje

500 mijë euro nga Dubai për eliminimin e “Sakatit” dhe “Qorrit”, bandat e Vlorës në luftë edhe për kumarin?

Nesër priten reshje intensive/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?





