Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës!
AKTUALITET

Situata e rëndë/ Denoncimi i gazetarit: Pacientja e prekur nga kanceri prej 3 muajsh pa trajtim! Asnjë spital nuk e kuron

P
Piranjat10 August 2026, 18:58 · 2 min lexim
Situata e rëndë/ Denoncimi i gazetarit: Pacientja e prekur nga kanceri

Gazetari Osman Stafa ka bërë publik një denoncim për rastin e një paciente nga Korça, e cila, sipas denoncimit, prej më shumë se tre muajsh po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore dhe ende nuk ka marrë zgjidhjen e nevojshme për trajtimin e saj.

“Kam motrën me të meta mendore dhe ka një gjendje në gjoks. Ka tre muaj e gjysmë që e çojmë nga Korça në Tiranë dhe nga një spital te tjetri. Spitali i Elbasanit nuk e mbajti, e çuam në Onkologjik, por as atje nuk e morën përsipër”, shprehet motra e pacientes.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, gazetari Osman Stafa u bën thirrje institucioneve shëndetësore, veçanërisht Ministrisë së Shëndetësisë, që të ndërhyjnë urgjentisht për rastin.

“Është urgjente që Ministria e Shëndetësisë të reagojë dhe të gjejë zgjidhje për rastin e zonjës nga Korça”, shprehet Stafa në denoncimin e tij.

Sipas gazetarit, pacientja me probleme të shëndetit mendor është lënë në një situatë të vështirë, ndërsa familjarët po përballen gjithashtu me rëndesën emocionale të gjendjes së saj.

“3 muaj e ca, dhe asnjë spital në Korçë e Tiranë nuk i ka dhënë një zgjidhje. Vetëm e kanë përcjellë nga njëri spital në tjetrin”, thuhet në denoncimin e bërë publik nga gazetari Osman Stafa.

Gazetari Osman Stafa kërkon që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të sigurojnë një zgjidhje për pacienten, duke e konsideruar rastin urgjent.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.