AKTUALITET
Alarm në Pezën e Madhe/ Gërrmime masive për inerte, kamionët e rëndë ndotin zonën pranë Kalasë së Dorëzit

Një denoncim i ardhur në redakinë Piranjat news, ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e mjeteve të rënda në zonën e Pezës së Madhe, pranë Kalasë së Dorëzit duke shkaktuar ndotje mjedisore.
Sipas denoncuesit, në këtë zonë po kalojnë kamionë të tonazhit të rëndë, ndërsa rruga dhe hapësira ku po kryhet lëvizja janë pronë private.
Pamjet e dërguara në redaksi tregojnë një kamion të rëndë duke kaluar në një rrugë të paasfaltuar në zonën pranë kalasë dhe kjo sipas tyre përbën masakër mjedisore.
Banorët kërkojnë sqarim nëse lëvizja e mjeteve dhe ndërhyrjet që po kryhen aty janë të autorizuara dhe në përputhje me ligjin./piranjat news
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Pojanit, rrezikohet Parku i Apolonisë

Nga informacionet sekrete tek makina kur ishte në arrati, zbulohen lidhjet mes kreut të SHISH dhe Ergys Agasit

Momente paniku në Lushnjë, zjarr në një pallat 11-katësh

AGSH denoncon incidentin në Durrës: Policët i marrin telefonin gazetares dhe i fshijnë pamjet

“Është gjetur Bleona Mata”, deklarata që tronditi opinionin/ Avokati i familjes: Gënjeshtër dhe mashtrim i madh





