AKTUALITET
Denoncimi/ Komshiu bllokon kanalin e ujërave të zeza, përmbytet rruga në Kashar

Disa familje në Kashar, njësia administrative 12 po përballen me një gjendje katastrofike të rrugës ku jetojnë dhe lëvizin çdo ditë.
Sipas tyre, 10 familje përballen me vështirësi të mëdha për të kaluar në këtë aks rrugor, i cili shtrihet rreth 7 kilometra larg qendrës së kryeqytetit.
Banorët shprehen për Piranjat news se një efektiv policie, komshi i 10 familjeve, ka bllokuar ujërat e zeza, duke shkaktuar ndotje në mjedis, dhe rrugë jo të rregullt.
“Jemi 10 familje që kalojmë në atë rrugë. Imagjino, 7 kilometra nga qendra e kryeqytetit”, shprehen banorët në denoncimin e tyre për Piranjat news.
Më poshtë gjeni dhe pamjet e dërguara nga qytetarët!/piranjat news
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Të rinjtë shqiptarë ndërtojnë skafin e parë shqiptar, “Skënderbeg 40”: Ja sa kushton

Grupet e krimit në "sitën" e BKH-së/ Hapet sektor me 10 hetues për organizatat kriminale!

Aksident i trefishtë në afërsi të Rinasit, njëra makinë e anuar në mes të rrugës, paralizohet qarkullimi i makinave

Dy kulla mes pallateve në Vlorë/ Punimet kthejnë oborrin në grumbullim ujërash të zeza, banorët denoncojnë zaptimin e hapësirës së përbas...

"Rama u largua si skuth nga zyra"/ Përplasjet te Kryeministria, protestuesi: Do i kthehen bumerang poshtërsitë e tij





