Dy kulla mes pallateve në Vlorë/ Punimet kthejnë oborrin në grumbullim ujërash të zeza, banorët denoncojnë zaptimin e hapësirës së përbashkët

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e “PiranjatNews” nga banorë të një lagjeje në Vlorë, të cilët ngrenë shqetësimin për ndërtimin e dy kullave mes pallateve, duke u bllokuar oborrin.
Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, për ndërtimin e dy kullave është zaptuar hapësira e përbashkët e tyre. Banorët pretendojnë gjithashtu se kantieri është kthyer në një problem serioz për jetën e përditshme në lagje, pasi punimet kanë shkaktuar dëmtime në tubacionet e ujërave të zeza.
“Po bëhen dy kulla në mes të lagjes duke zaptuar oborret e qytetarëve dhe duke e kthyer kantierin në një shesh ku mblidhen të tera ujërat e zeza. Na kanë shkatërruar tubacionet e ujërave të zeza”, thuhet në denoncimin e mbërritur. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
"Rama u largua si skuth nga zyra"/ Përplasjet te Kryeministria, protestuesi: Do i kthehen bumerang poshtërsitë e tij

Pankartat nga protesta e 95-të: Nuk shtyhet muaji me premtime të rreme

I riu bën thirrje për mosbindje civile: T’i tregojmë pushtetit se Shqipëria s’mund të trajtohet si pronë private

‘Mosbindje Civile’ Tepelena: Presim studentët të na bashkohen, dorëheqja e Ramës e panegociueshme

Protesta në Tiranë/ Qytetarët: Kërkojmë revolucion

Turisti bie në humnerë në Shalë, ndërhyn helikopteri

OST njofton ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të Elbasanit, ja datat dhe oraret

Shqiptari dhe shoku i vjedhin të moshuarit 50 mijë euro. Si i tradhtoi një tatuazh





