Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel
AKTUALITET

Denoncimi/ Nuk plotëson kriteret, emërimi i dyshimtë i drejtorit të MZSH-së në Mallakastër

P
Piranjat19 April 2026, 12:02 · 2 min lexim
Denoncimi/ Nuk plotëson kriteret, emërimi i dyshimtë i drejtorit

Në krye të drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Bashkinë e Mallakastrës është emëruar së fundmi Mandi Aliaj, emërim që me sa duket është bërë në shkelje të rregullave të emërimit në këtë detyrë.

Në bazë të ligjit, kandidati për të drejtuar këtë drejtori duhet të jetë me formim ushtarak, policor, juridik ose inxhinieri, por Aliaj nuk plotëson asnjë nga kriteret. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e “PiranjaveNews”, drejtori i ri ka mbaruar studimet për “Shkenca Politike dhe Administrative”, në një nga universitetet private në Tiranë me rezultate dukshëm të ulëta.

Në dosjen për emërimin e tij në këtë detyrë, Aliaj ka paraqitur vetëm një vërtetim studimesh dhe jo diplomë universitare dhe sipas denoncimit, kandidatura është refuzuar më parë për mungesë dokumentacioni dhe probleme verifikimi. Megjithatë, ajo që ia ka lehtësuar rrugën drejt këtij posti është lidhja me Partinë Socialiste në pushtet.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale nga kryetari i Partisë Socialiste në Mallakastër, Zamir Malasi, shihe deputeti i Partisë Socialiste në këtë zonë, Klevis Jahaj, ku i pranishëm është edhe drejtori i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, duke marrë pjesë kështu në një aktivitet politik.

Ky element ngre dyshime mbi respektimin e kritereve për emërimet në detyrë. Gjithashtu, ish-shefi i mëparshëm i këtij sektori në Mallakastër është larguar për arsye të ngjashme, për pjesëmarrje në aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike. /PiranjatNews/

Denoncimi/ Nuk plotëson kriteret, emërimi i dyshimtë i drejtorit

Denoncimi/ Nuk plotëson kriteret, emërimi i dyshimtë i drejtorit

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.