AKTUALITET
Denoncimi/ Pamje skandaloze: Gjiri i Dafinës në Karaburun mbulohet nga mbeturinat

Një denoncues ka dërguar në redaksinë e Pirannat news pamje shqetësuese nga Gjiri i Dafinës në Karaburun, ku shihen mbeturina të shpërndara në breg pasi koshat e plehrave janë përmbysur.

Sipas denoncuesit, sot nuk u arrit të bëhej pastrimi i zonës për shkak të pamundësisë, ndërsa apelon për më shumë ndërgjegjësim nga vizitorët.
"E kanë kthyer Gjirin e Dafinës në Karaburun në kosh plehrash. Morëm sa kishim mundësi sot, sepse nuk arritëm t'i pastronim të gjitha.
Kur do të mësojnë njerëzit që mbeturinat që marrin me vete t'i kthejnë mbrapsht?
Edhe kur koshat janë të mbushur apo të përmbysur, nuk duhet t'i lënë në natyrë," shprehet denoncuesi për Piranjat News./ piranjat.news
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta kundër Ramës, i moshuari: Të keqen që i ka bërë vendit ky person, nuk ia ka bërë as pushtuesi

Dita e 61-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

Regjistrohet një vatër zjarri në Mallakastër, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e zjarrfiësve Forcat e shërbimit

Tre ditë pritje për tre viktimat e Shkodrës, Bleona 24 vjeçare dhe dy fëmijët e mitur humbën jetën tragjikisht nga zjarri

Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, shkaqet ende të paqarta





