Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Denoncimi/ Pamje skandaloze nga Droboniku i Beratit! Banorët: Rruga po na shkatërron makinat çdo ditë

P
Piranjat 3 July 2026, 12:28 · 1 min lexim
Denoncimi/ Pamje skandaloze nga Droboniku i Beratit! Banorët: Rruga po na

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News, nga banorë të fshatit Drobonik, në Bashkinë Berat, të cilët ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës që lidh zonën me pjesën tjetër të fshatit. Sipas tyre, rruga është lënë prej kohësh në harresë, ndërsa kalimi në të është kthyer në një sfidë të përditshme për drejtuesit e mjeteve. Në mesazhin e dërguar, shkruhet:

"Jemi banorë të fshatit Drobonik, në Bashkinë Berat. Kemi vuajtur shumë për problemin e kësaj rruge dhe nuk po marrim asnjë zgjidhje. Këtu kalojmë çdo ditë dhe po na dëmtohen amortizatorët, gomat dhe mjetet. Videoja flet vetë."

Pamjet e dërguara në redaksinë tonë tregojnë një rrugë të mbuluar me gurë, gropa dhe sipërfaqe të degraduar, e cila vështirëson lëvizjen e automjeteve dhe rrezikon sigurinë e banorëve.

Banorët kërkojnë nga Bashkia Berat dhe institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për rikonstruksionin e segmentit rrugor, duke theksuar se situata është bërë e papërballueshme dhe se çdo ditë u shkakton dëme ekonomike./Përktheu Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.