Denoncimi/ Rritet çmimi i biletës për linjat inter-urbane, qytetarja: Nuk e përballojmë dot

Banorët e zonës së Sektor Rinisë kanë ngritur një shqetësim serioz lidhur me rritjen e çmimit të biletës së transportit. Sipas tyre, bileta që më parë kushtonte 100 lekë, është rritur në 150 lekë, një rritje e konsiderueshme që po rëndon ndjeshëm ekonominë familjare.
Ky problem prek veçanërisht punëtorët dhe nxënësit, të cilëve u duhet të udhëtojnë çdo ditë drejt Durrësit. Një qytetar shprehet se shpenzon rreth 900 lekë në ditë (9 mijë lekë të vjetra), një kosto e papërballueshme për shumë familje.
Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe rishikim të çmimit, pasi kjo situatë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta përballuar.
“Ne e kemi pasur biletën 100 lek dhe tani na e kanë bërë 150 Sektor–Durrës që është një shumë shumë e madhe për ne, unë duhet të dal për çdo ditë në Durrës në punë dhe 2 gocat në shkollë të mesme dhe i bie të paguajmë çdo ditë 900 lek domethënë 9 mijë lek të vjetra çdo ditë, ju lutem bëhuni zëri jonë se unë e vetme nuk mundem, ju lutem publikojeni",shprehen qytetarët./Piranjat news

Lexo edhe
AKTUALITET
Bastisja e 3 Call-centerave në Tiranë/ Ekzekutohen 8 masa sigurie

Nga 500 në 700 lekë, shtrenjtimi i naftës rrit biletën e transportit ndërqytetas Librazhd–Tiranë

Prindërit e Enton Janushit trokasin në Prokurorinë e Elbasanit, kërkojnë eshtrat e të birit që të kenë një varr për të

Abuzimet në shtet, KLSH zbuloi 270 mln euro dëm buxhetit në 2025-n! Tenderat ‘thembra e Akilit’

Prokuroria e Tiranës godet tre call center në kryeqytet! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Eksperimenti televiziv/ Çifti gjerman emigron në Shqipëri, largohen të lemerisur, përfundojnë të divorcuar

Detaje të reja për pengmarrjen dhe dhunimin e bosit të Call-Centerave. Si nisi konflikti për shumën e madhe të parave

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjes së moshuar në Korçë





