Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Denoncoi abuzimet e Ballukut në sektorin energjetik, eksperti zbulon kërcënimin ndaj familjes: Një person i tha gruas sime që të mbyll gojën

P
Piranjat25 March 2026, 16:21 · 2 min lexim
Denoncoi abuzimet e Ballukut në sektorin energjetik, eksperti zbulon

Eksperti i energjisë, Eduard Elezi ka denoncuar publikisht një rast kërcënimi ndaj familjes së tij, të cilin e lidh drejtpërdrejt me deklaratat dhe akuzat që ai ka bërë në media për abuzime në sektorin e energjisë elektrike në vend. Elezi deklaroi se pas një interviste ku kishte folur për atë që ai i cilëson si “vjedhje dhe abuzime me qindra miliona euro” nga ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, familja e tij është vënë nën presion.

Sipas tij, bashkëshortja është kërcënuar drejtpërdrejt nga persona të paidentifikuar, të cilët i kanë kërkuar që ai të ndalojë së foluri publikisht. “I është thënë nuses sime të mbyllë gojën burrit tënd që të mos flasë në media për këto çështje”, u shpreh Elezi.

Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur në zonën e digës së Liqenit Artificial në Tiranë, ku bashkëshortes së tij i është dalë përpara në rrugë dhe i është përsëritur i njëjti mesazh kërcënues. Elezi bëri të ditur se rasti është denoncuar menjëherë në polici, ndërsa çështja i është referuar edhe prokurorisë. Megjithatë, ai ngriti shqetësime serioze mbi mënyrën e trajtimit të kallëzimit, duke pretenduar se hetimet janë mbyllur brenda dy javësh pa u marrë në pyetje persona apo pa u verifikuar pamjet filmike në zonë.

“Besuam se do të kishte një hetim të plotë, por nuk është thirrur askush dhe nuk janë parë kamerat. Hetimi u mbyll shumë shpejt”, deklaroi ai, duke shtuar se kjo situatë, sipas tij, lidhet edhe me mungesën e hetimeve për çështjet që ai ka ngritur në sektorin e energjisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.