AKTUALITET

Denoncoi kirurgun për ngacmim seksual, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares

Piranjat Përditësimi i fundit 12 May 2026, 13:18

Denoncoi kirurgun për ngacmim seksual, zbardhet dëshmia e

Një 21-vjeçare me origjinë nga Korça, e cila denoncoi të dielën një mjek kirurg, ka rrëfyer se si ishte ngacmuar seksualisht pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Në një rrëfim për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, vajza tregoi se mjeku që në fillim kur e kishte vizituar kishte bërë disa gjeste që asaj i ishin dukur të dyshimta.

Ndërkohë ajo tha se pas konsultave, mjeku i kishte sugjeruar një krem për infeksion vaginal, që sipas saj ia kishte aplikuar vetë 72-vjeçari. Ajo tha se kur e kishte vizituar pas operacionit të apendicitit, mjeku e kishte puthur.

“Nuk kam dhimbje shumë, pak si bezdi vetëm. Plaga është mirë. Ditën e diel në orën 6 u prezantova me gjyshen në dhomën e mjekimit. Aty u zhvesha dhe hoqa rrobat. Më pas ai tentoi që të më puthte, por u shmanga. U shokova. Më bëri atë kremin vaginal, por gjestet ishin të çuditshme. Bënte ca lëvizje me gisht. Më tha që këtë krem duhej ta aplikonte sërish, dhe të hënën. Kur reagova, ai nisi të qeshte dhe mu duk shumë i ligë. Më pas i thash gjyshes nuk dua të rri më në spital, më pas u tregova babait. Më pas e shoqëruan në polici. Më pas u ballafaquam në polici. I thash që më ke puthur.

Ai e mohoi, por i thash që nëse ke guxim mohoje. Unë s’do e bëja kurrë një akuzë pa bazë. Ai ka moshën e gjyshërve të mi. Ballafaqimi ishte në prani të shefit të krimit. Më pas nisi të fliste doktori, ai e mohoi. Më pas nisa të flisja dhe unë. Isha e axhituar se di ça kam folur. U ngritën pak zërat. Më pas më lanë vetëm mua dhe doktori. Ai po thoshte se; unë gënjej. Se dinte se pse unë po gënjeja. Ai thoshte; s’të kam puthur. E ka mohuar. Të martën kam shkuar në spital. Atje më vizitoi ky doktor. Ai më tha; ke infeksion. Ai më vizitoi, edhe pse unë mendoja se kisha gastrit. Ai më tha se kisha një infeksion vaginal. Më pas më tha që të aplikoja këtë kremin që ditën e parë. Analizat nuk kishin dalë ende. Me gjyshen, pasi i bëra dhe pyetjen; jeni gjinekolog? Më tha; kam kirurg, dhe kam bërë specializim.

Kur më bëri aplikimin e kremit, s’më pëlqyen disa sjellje, se e di si sillen gjinekologët. Unë s’doja të shtrohesha, edhe duke marrë shkas nga ngjarja në fjalë. Më tha ke infeksion të rëndë dhe po insistonte. Më pas zbritëm poshtë te urgjenca dhe më bën serum. Më morën gjak dhe më morën analizat.

Shkuam në shtëpi dhe pasi dolën analizat na thanë se kishin dalë keq. Shkuam prapë në spital. Më kontrolloi barkun me dorë dhe më tha të bëja një kërcënim dhe më pyeti nëse ndjeja dhimbje. I thash se kisha dhimbje. U bëra në mëngjes operacion. Ditën e operacionit më kontrolloi operimin dhe më tha të aplikoja kremin. Mamin e mora në telefon dhe ia tregova. Ngeli shumë keq. U nervozua shumë. Kur dolën këto reagime, komentet, jam kënaqur që edhe vajza të tjera kanë denoncuar. Tani ndihem mirë, se mund t’i ndodhte dhe vajzave të tjera.”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?