Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Denoncimi/ Majmuni te Gjiri i Lalëzit në kafazin mes mbeturinave dhe pa ujë

P
Piranjat16 April 2026, 17:17 · 2 min lexim
Denoncimi/ Majmuni te Gjiri i Lalëzit në kafazin mes mbeturinave dhe

Një qytetar kadenoncuar një rast të dyshuar të keqtrajtimit të një majmuni në një resort në zonën e Gjirit të Lalzit. Ai ka treguar se në ambientet e këtij resorti është vendosur një majmun në kafaz, i cili po mbahet për qëllime rekreative. Qytetari thotë se kafsha ndodhet gjendje të rënduar, e ekspozuar ndaj vapës dhe në kushte të papërshtatshme.

Ditën e sotme ata kanë vënë re se majmuni ishte i dehidratuar dhe i uritur, mes mbeturinave dhe në këto rrethana janë detyruar t’i ofrojnë ujë, të cilin ai e ka konsumuar menjëherë.

Qytetari shprehet se nuk ka pasur mundësi të komunikojë me stafin e resortit prandaj shpreson që pas këtij denoncimi të merren masa për t’i siguruar kushte të përshatshme jetese majmunit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje, Deshta me nda nje shqetesim, dicka qe mendoj duhet patjeter te komunikohet me publik qe te perhapet ne media. Ne gjirin e Lalzit, ne il Gambero, kane marre nje majmun te cilin po e shfaqin me kafaz. Majmuni eshte ne gjendje te keqe, nga vapa, e dukej shume keq dhe i ofruam uje te cilin e piu me shume etje. Kjo eshte abuzim i nje kafshe, qe ju kisha lutur ta postoni sepse jane me te vertete kushte te tmerrshme ne Lalz per nje majmun.

Il gambero resorti ne gjir te lalzit. Majmuni eshte aty per arsye rekreative ne kafaz ne kushte mizore, ishte shume i etur dhe i urritur ku gjithe njerezit vetem hudhnin dhe mbeturina ne kafaz per ta ngacmuar.

Nuk patem rastin te flasim me stafin. vetem i dhame uje majmunit. Nuk besoj qe do kishte ndikim po ti thonim dicka. Mendoj pa ndikimin e mediave ose syrit te publikut sdo kete ndikim. Nuk ka qene me heret, e kane marre tani per ket sezone. Akoma skan filluar as temperaturat e larta dhe mendoj se do jete dhe me i keqtrajtuar gjate sezones se veres.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.