Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
AKTUALITET

Deputetja Çakërri dhe kushërinjtë e saj, zaptojnë hapësirat publike në bregdetin e Vlorës

P
Piranjat20 April 2026, 09:53 · 4 min lexim
Deputetja Çakërri dhe kushërinjtë e saj, zaptojnë

Piranjat kanë zbuluar së fundmi një skemë zaptimi të hapësirave publike dhe zhvillimin e aktiviteteve pa leje në bregdetin e Vlorës duke ngritur pikëpyetje serioze mbi funksionimin e institucioneve dhe ndikimin politik në këto procese.

Në qendër të kësaj çështjeje është Aljon Çakërri, drejtor i Qendrës së Peshkimit në Vlorë, i cili sipas denoncimeve dhe verifikimeve në terren rezulton i përfshirë në zhvillimin e një aktiviteti për mjete ujore në zonën e Triportit, në dëm të hapësirave të dedikuara për peshkatarët.

Në zonën e Triportit, mes qindra mjeteve të peshkimit, ai ka ngritur një mol të destinuar për skafe turistike. Sipas dëshmive të peshkatarëve, kjo hapësirë përdoret kundrejt pagesës, ndërkohë që është pronë publike dhe e destinuar për aktivitet peshkimi.

Dokumente zyrtare tregojnë se Inspektoriati i Peshkimit ka ngritur shqetësimin që në qershor 2024, duke e konsideruar ankorimin e mjeteve turistike si pengesë serioze për aktivitetin e peshkimit. Më pas, ndërhyrja e IKMT konstatoi se struktura ishte ndërtuar pa leje.

Megjithatë, në mënyrë të pashpjegueshme, masa e marrë u anulua një ditë më pas, me argumentin se ishte pjesë e një “testimi të procedurës së inspektimit online”. Aktiviteti vijoi dhe madje u zgjerua më tej.

Aktiviteti rezulton i regjistruar në emër të Olsen Sherifaj, ortakut te Çakërrit, por sipas dëshmive në terren është ky i fundit që shfaqet si personi që menaxhon realisht operacionin.

I pyetur drejtpërdrejt, ai ka mohuar çdo lidhje me aktivitetin, por komunikimet telefonike dhe ndërveprimet në terren tregojnë të kundërtën.

Çështja bëhet edhe më e rëndë në Gadishullin e Karaburunit, zonë e mbrojtur, ku sipas dokumenteve është dhënë një hapësirë prej mbi 2000 m² për përdorim turistik.

Verifikimet tregojnë se aty kanë nisur punime për ndërtimin e strukturave si mol dhe beach-bar.

Sipas një procesverbali të IKMT, datë 27 mars 2026, janë konstatuar: punime ndërtimi pa leje, vendosje e strukturave të përkohshme (pedana dhe pasarela druri), ndërhyrje në vijën bregdetare dhe zonë të mbrojtur.

Por nga e gjejnë gjithë këtë guxim këta dy persona që shkelin ligjin kaq hapur?

Sipas dëshmive dhe materialeve të mbledhura, Çakërri rezulton të ketë lidhje familjare me deputeten socialiste Brisejda Çakërri.

Këto lidhje kanë ngritur dyshime mbi mundësinë e ndikimit politik për të vijuar aktivitetin, pavarësisht ndërhyrjeve dhe masave institucionale.

Në një rast, është tentuar edhe promovimi i një nisme për vendosjen e një stacioni mjetesh ujore në mes të plazhit publik të Vlorës, duke shkaktuar reagim të fortë te operatorët turistikë dhe bizneset e zonës. Shoqata e Turizmit dhe bizneset e Lungomares kanë kundërshtuar publikisht zgjerimin e aktivitetit të mjeteve ujore në zona të populluara, duke paralajmëruar rrezik për jetën e pushuesve.

Ata e konsiderojnë këtë situatë si një precedent të rrezikshëm që mund të çojë në pasoja të rënda, nëse institucionet nuk ndërhyjnë.

Rasti i Triportit dhe Karaburunit ngre një pyetje thelbësore: a do të mbrohen hapësirat publike dhe zonat e mbrojtura, apo do të vijojë përdorimi i tyre për interesa private?./Piranjat News

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.