AKTUALITET

Deputetja e PL, Brunilda Haxhiu: Ndotja, varfëria dhe papunësia po boshatisin Fierin, tokat bujqësore të Levanit po kthehen në parqe fotovoltaike

Piranjat Përditësimi i fundit 7 January 2026, 12:14

Deputetja e PL, Brunilda Haxhiu: Ndotja, varfëria dhe papunësia po

Deputetja e Partisë së Lirisë në Qarkun e Fierit, Znj. Brunilda Haxhiu, ka deklaruar se Fieri shndërrohet në qendër propagande vetëm në kohë zgjedhjesh, ndërsa gjatë qeverisjes socialiste lihet në harresë të plotë.

Ajo theksoi se qarku, pavarësisht potencialit të madh bujqësor dhe energjetik, po përballet me shpopullim të qëllimshëm, varfëri në rritje dhe mungesë shërbimesh. Sipas saj, bujqësia dhe fermerët po dëmtohen nga mungesa e vaditjes, përmbytjet e shpeshta, rritja e kostove dhe mungesa e subvencioneve, ndërsa fondet IPARD janë keqpërdorur.

Haxhiu denoncoi edhe tjetërësimin e tokave bujqësore në Boçovë të Levanit për parqe fotovoltaike pa konsultim me komunitetin, duke e cilësuar këtë si favorizim të interesave private në kurriz të fermerëve.

Deputetja nënvizoi se papunësia, emigrimi i të rinjve, ndotja e lumit Gjanica, infrastruktura e dëmtuar, shërbimet shëndetësore dhe arsimi në zonat rurale janë në gjendje alarmante.

Në përfundim, ajo deklaroi se varfëria dhe pabarazia sociale po thellohen çdo ditë dhe bëri thirrje për reagim qytetar dhe ndryshim të qeverisjes.

Deklarata e plotë:

Qarku Fier shnderrohet ne qendren e propagandes mediatike kur ka zgjedhje por lihet ne harrese gjate qeverisjes socialiste. Fieri eshte një qark me potencial të jashtëzakonshëm bujqësor dhe  energjetik por qeverisja ka zbatuar nje plan te qarte shpopullimi ne kete zone per interesat e saj personale. Qytetaret dhe fermeret jane perdite e me te varfer, pa sherbime dhe nen kercenimin e humbjes se bizneseve dhe tokave te tyre. 

Bujqësia dhe fermerët jane te kercenuar nga thatesirat ne vere per mungese te kananaleve te vaditjes dhe përmbytjet e shpeshta nga Vjosa, Semani dhe Gjanica, për shkak të argjinaturave të amortizuara dhe kanaleve kulluese të bllokuara.

Fondet IPARD qe duhet te ndihmonin bujqesine dhe fermerin u pervetesuan nga qeveria, administrata dhe njerezit prane tyre. Edhe pse bujqesia jep kontribut te konsiderueshem ne prodhimin kombetar dhe lokal perseri gjendet ne mungesë subvencionesh reale dhe mbështetje minimale për fermerin e vogël.
Çmimet e prodhimeve bien poshtë kostos, ndërsa nafta, plehrat kimike dhe inputet bujqësore rriten çdo vit. Kjo është një politikë e qëllimshme shkatërrimi, që synon braktisjen e tokës dhe largimin e njerëzve nga fshati.

Në Boçovë të Levanit toka bujqësore, që prej më shumë se 30 vitesh ka qenë tokë buke për dhjetëra familje fermere, po tjetërsohet dhe po kthehet në parqe fotovoltaike pa konsultim me komunitetin dhe pa transparencë mediatike dhe institucionale. Këto toka nuk janë djerrë, nuk janë toka pa përdorim por janë parcela që ushqejnë familje dhe mbajnë gjallë një komunitet të tërë. Kjo është një politikë që favorizon interesat e mëdha private në kurriz të fermerit të vogël, duke i hequr atij mjetin e vetëm të mbijetesës dhe duke e detyruar të largohet.
Papunësia dhe emigrimi janë plagë të hapura në Qarkun Fier. Mungesa e punës dinjtoze , veçanërisht për të rinjtë, i ka lënë ata pa asnjë perspektivë reale në vendin e tyre. Përballë një tregu pune të varfër, të pasigurt dhe me paga te ulta, të rinjtë detyrohen të marrin rrugën e emigrimit, duke boshatisur fshatra të tëra dhe duke shkatërruar strukturën sociale të zonës. Kudo neper fshatra sheh vetem te moshuar , te vetmuar dhe pensione te mjera. 
Një tjetër plagë e rëndë është ndotja mjedisore. Lumi Gjanica është kthyer në simbol të papërgjegjshmërisë shtetërore. Ndotje nga industria e naftës, mungesë rehabilitimi dhe heshtje totale nga institucionet. Banorët jetojnë mes erës së rëndë, tokës së ndotur dhe rrezikut për shëndetin, ndërsa fitimet shkojnë ne xhepat e qeveritareve dhe miqve te tyre oligarke.
Edhe infrastruktura është në gjendje alarmante. Rrugët rurale jane të dëmtuara dhe të paasfaltuara dhe shume fshatra ngelen te izoluara . Banoret e ketyre zonave kane ngritur zerin vazhdimisht per te kerkuar rruge qe i lidhin me spitalet dhe shkollat, por premtimet jane harruar pas zgjedhjeve. Rruga eshte nje e drejte bazike e ketyre banoreve dhe nuk mund te mbahet si peng elektoral.
Denoncimet nga banoret per mungese te mirembajtjes se kanalizimeve jane te vazhdueshme por ato bien ne vesh te shurdher.

Shërbimet publike jane ne ditet e tyre me te veshtira. Spitali Rajonal i Fierit vuan nga mungesa e mjekëve specialistë dhe pajisjeve. Pacientet detyrohen te shkojne ne Tirane per te marre edhe sherbimet baze mjekesore. Qendrat shëndetësore në fshatra janë formale, jo funksionale. Arsimi në zonat rurale po shuhet bashkë me fshatrat: shkolla të zbrazura,klasa te bashkuara dhe mungesë investimesh ne keto shkolla. 

Varfëria dhe pabarazia sociale perdite theksohen me shume. Familjet që jetojnë vetëm nga bujqësia jane ne kushte te mbijetesës. Pensionet dhe ndihma ekonomike jane me te ultat ne Europe, por me koston me te larte te jeteses. Cmimet e shportes ushqimore jane me te larta se kudo. 
Jetesa per shqiptaret po behet perdite e me e veshtire, ndaj edhe nevoja per tu organizuar dhe ngritur zerin sebashku rritet perdite. Perballe qeverise qe vjedh miliona euro por per qytetaret kursen edhe qindarkat, pergjigja eshte rrezimi i saj. 

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 7 January11:46

Aksident me vdekje në Lushnjë

Aksident me vdekje në fshatin Kurtinë njësia administrative Hysgjokaj. 70-vjeçari Barjam Dingozi ka qenë duke udhëtuar me mot...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?