Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Kalimi drejt një vendi pune me pagë mbetet një mision i vështirë në Shqipëri, veçanërisht për personat e papunë ose të angazhuar në vetëpunësim. Të dhënat e Bankës Botërore e vendosin vendin tonë në grupin e ekonomive me norma relativisht të ulëta të gjetjes së punës, dukshëm pas shumicës së vendeve europiane.
Sipas raportit të Bankës Botërore, “Rationalizing Informality: Social Protection, Job Quality, and Growth”, i cili analizon cilësinë e vendeve të punës, rreth 6% e të papunëve në Shqipëri kalojnë në një vend pune me pagë brenda një tremujori. Ky është niveli më i ulët ndër rreth 50 ekonomitë e analizuara.
Shqipëria paraqitet më dobët edhe krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Norma e kalimit drejt një vendi pune me pagë brenda tre muajve llogaritet në rreth 13% në Maqedoninë e Veriut, afërsisht 15% në Serbi, 16% në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe rreth 17% në Malin e Zi. Në Kroaci, treguesi arrin afërsisht 16%, ndërsa në Slloveni i afrohet nivelit 22%.
Diferenca është edhe më e madhe kundrejt ekonomive ku tregu i punës karakterizohet nga një qarkullim më i shpejtë. Norma llogaritet në afërsisht 39% në Danimarkë, 37% në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 30% në Zvicër e Austri.
Banka Botërore analizon se rritja e PBB-së dhe e nivelit të të ardhurave nuk shoqërohet automatikisht me mundësi më të mëdha punësimi. Për Shqipërinë, rezultatet tregojnë se problemi lidhet me funksionimin e tregut të punës. Informaliteti, mospërputhja mes aftësive të punëkërkuesve dhe kërkesave të sipërmarrjeve, mungesa e vendeve të qëndrueshme të punës dhe efektiviteti i kufizuar i shërbimeve të ndërmjetësimit mund ta vështirësojnë punësimin e personave që mbeten pa punë.
Norma e ulët e kalimit nënkupton gjithashtu një rrezik më të madh që papunësia të zgjasë. Sa më gjatë të qëndrojë një individ jashtë tregut të punës, aq më shumë rritet mundësia e humbjes së aftësive profesionale dhe e tërheqjes së tij nga kërkimi aktiv për punë.
Pozicioni i Shqipërisë tregon se edhe vetëpunësimi nuk shërben në të njëjtën masë si një urë drejt punësimit me pagë, krahasuar me shumë vende europiane. Ky rezultat merr rëndësi të veçantë për një ekonomi ku vetëpunësimi zë rreth 30% të punësimit total dhe puna informale ende përbën një pjesë të konsiderueshme të tregut të punës.
Vendet më të pasura priren të kenë tregje pune ku kalimi drejt punësimit është më i lehtë. Megjithatë, shpërndarja e të dhënave tregon se niveli i të ardhurave nuk është faktori i vetëm përcaktues. Shqipëria pozicionohet dobët, së bashku me disa ekonomi me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Treguesi i vendit tonë është i përafërt me atë të Gjeorgjisë, Indisë, Filipineve, Egjiptit dhe disa vendeve të Amerikës Latine./ Monitor
Pas ditëve të nxehta me temperatura mbi 40 gradë Celsius, fundjava do të kthehet në vlerat tipike të muajit gusht. Gjatë m...
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka hapur një procedurë të re prokurimi me vlerë rreth 23 milionë dollarë për ...
Një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi në pyllin e Zidollit në Krujë, një zonë mjaft e dendur me pisha.  ...
Në fund të muajit të kaluar, qeveria shqiptare njoftoi shtetëzimin e shërbimit të dializës pas përfundimit të kon...
Administrata Tatimore ka nisur procesin e kompensimit për operatorët e transportit publik që kanë aplikuar në kuadër të ske...
Kreu i opozitës, Sali Berisha përcolli sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryetar i Gjykatës së Vl...
Një operacion antidrogë i finalizuar në Tiranë ka çuar në pranga dy të rinj, të dyshuar për shitblerje të ...
Për një bisht cigare u dogj gati një pyll i tërë. Rrëfimet ekskluzive të personave që janë dënuar për z...
Tregu i hidrokarbureve në vendin tonë vazhdon të përballet me mungesë stabiliteti, duke shënuar një tjetër rritje t&eu...
Policia e Lezhës dhe Kurbinit ka vënë në pranga dy persona si autorë të dyshuar të veprave penale të dhunës n&eum...