Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Dështon sërish hapja e Aeroportit të Vlorës, anulohen charterat me nordikët

P
Piranjat10 April 2026, 14:49 · 4 min lexim
Dështon sërish hapja e Aeroportit të Vlorës, anulohen

Aeroporti i Vlorës nuk do të mund të nisë fluturimet këtë verë çka ka bërë që ndikimi i parë të jetë anulimi i kontratave turistike që agjencitë nordike kishin me turoperatorët shqiptarë. Bëhet fjalë për ato kontrata të formës “allotment” pra ku ka rezervim paraprak të dhomave por pa pagesa që kryesisht ishin në rajonin e Vlorës. Autoritet u kanë komunikuar këtë javë  turoperatorëve se hapja e aeroportit është e pamundur të bëhej pasi ende nuk ka arritur të marrë certifikimin.

I kontaktuar nga “Monitor” Elvis Kotherja i themelues i “Elite Travel Group & Elite Hospitality” konfirmoi se janë anuluar fluturimet e nordikëve që do të vinin në Vlorë por se lajmi i mirë është që Shqipëria vijon të mbetet në kërkesat e tyre si destinacion për vitin tjetër.

“Në fakt na është konfirmuar që Aeroporti i Vlorës nuk mund të hapet sepse ende nuk kanë përfunduar gjithë procedura e nevojshme për të hyrë në operim. Infrastruktura aty është gati por ka nevojë për hapa të tjerë që të nisin fluturimet. Lajmi i keq është që nordikët që do të vendoseshin në Vlorë me fluturime nga ky aeroport kanë anuluar për këtë vit. Ishin të paktën 3 chartera në javë. Por lajmi i mirë është që autoritetet dhe ne sëbashku kemi negociuar që Shqipëria të mbetet në listën e destincioneve për vitin e ardhshëm dhe kemi marrë garancinë që do të jenë 5 chartera në javë pra respektivisht dy nga Norvegjia, një nga Finlanda, një nga Suedia dhe një nga Danimarka” tha z.Kotherja.

Ky është vit ii dytë që turizmi vuan pasojat e një Aeroporti që premtohet se do të hapet dhe nuk finalizohet. Edhe vitin e shkuar u përsërit e njëjta situatë ku charterat me turistë të planifikoheshin të uleshin në Vlorë në fakt u riskeduluan për ulje në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe më pas me transferta me autobusë për në Vlorë. Edhe këtë vit tuoperatorët konfirmuan se kishin kontrata me garanci me agjenci të huaja për ulje nga Vlora dhe një pjesë e hoteleve kishin marrë disa këste si pagesa paraprake. Moshapja e aeroportit duket se do të jetë një tjetër “dhimbje” koke për turizmin.

“Monitor” i kushtoi pak javë më parë një shkrim të zgjeruar situatës në Aeroportin e Vlorës. Aktulakisht dy aksionerët kryesore të konsorciumit që mban kontratën e aeroportit janë në një betejë ligjore me një sërë arsyesh komplekse teksa vetë qeveria ka qenë vëzhguese e kësaj situate. Më herët aksioneri 2A Grup që ka aktualisht administrimin e shoqërisë tha se synonte që fluturimet të nisnin në muajin qershor edhe pse burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës i thanë “Monitor” se ky afat ishte i pamundur dhe se kompania kishte kërkuar shtyrje të afatit deri në shtator. /Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.