Detaje/ Autorët e ndoqën 40-vjeçarin deri te hyrja e pallatit, e qëllua me 7 plumba sapo zbriti nga makina

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhu mbrëmjen e kaluar në lagjen “Erdogan” në Laç, ku viktimë mbeti i Ilir Gjini. Viktima e cila njihej edhe me mbiemrat Kokaj, Lika e Nure, është qëlluar me shtatë plumba menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i ti pranë hyrjes së pallatit ku banonte.
Edhe pse ka tentuar të largohet, Gjini është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës. Pas të shtënave, 40-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Në kuadër të hetimeve, disa persona janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Gjithashtu Grupi hetimor po punon për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa një nga pistat kryesore që po verifikohet lidhet me të kaluarën dhe konfliktet e mundshme të 40-vjeçarit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

Kursi i këmbimit valutor për sot/ Ja me sa këmbehen euro, dollari dhe paundi

Vrasja e 40-vjeçarit në Kurbin/ Viktima njihej me katër mbiemra, policia në kërkim të autorëve

Vendet e lira të punës në 2025, profesionet elementare më të kërkuarat

Jo vetëm ushqimet, shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 milionë euro

Trafikuan të paktën 7.5 ton kokainë/ Ekuadori godet rrjetin mafioz shqiptaro-polak, 18 të arrestuar





