Detaje/ Autori i vrasjes së Memaliaj takoi i fundit shokun e Aleksandër Sadikaj, i vrarë në atentat

Një vrasje me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Memaliajt, ku mbeti i vdekur një 30-vjeçar. Policia tha se viktima Endri Goxhaj humbi jetën gjatë rrugës për në spital.
Si autor i vrasjes është identifikuar 25-vjeçari, Donald Nelaj. Në komunikatën zyrtare, policia tha se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit të ngjarjes, Dali Nela Pas krimit të rëndë, autori i dyshuar i ngjarjes është larguar me një automjet nga vendi i krimit, ndërsa Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Ngjarje megjithëse dyshohet për një konflikt të çastit rikthen në vëmendje përplasjet e vjetra midis grupeve kriminale atje.
Dobaldo Nelaj është personi i fundit qe ka patur kontakt me Eraldo Mucin, shokun e Aleksandër Sadikaj i njohur si Sanço. Sadikaj u vra në një atentat me eksploziv në zonën e Saukut në Tiranë më 11 qershor të vitit 2022.
Për ngjarjen e sotme, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Foto/ Ky është 30-vjeçari që u vra me armë në Memaliaj, autori në arrati pas krimit

Nesho: ‘Smart City’ ngre shqetësime për sigurinë dhe transparencën, BE kundër projektit

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me SMS të rreme

Policia jep detaje për vrasjen në Memaliaj, u qëllua me armë edhe vëllai i autorit

EMRAT/ Detaje të reja nga vrasja në Memaliaj, del emri i autorit të krimit

A rrezikon Shqipëria? ‘Tërmeti’ amerikan: Samitet e NATO-s të bëhen çdo dy vite! Trump mund të mos shkojë

Emri/ U vra me armë zjarri në Memaliaj, kush është 35-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, dyshohet për një person të vrarë





