Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

Detaje/ Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro

P
Piranjat15 July 2026, 12:41 · 2 min lexim
Detaje/ Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes

Detaje të reja kanë dalë nga rasti i abuzimit me fondet e degës së Postës Shqiptare në Durrës, ku një auditim i Drejtorisë së Përgjithshme evidentoi probleme në administrimin e fondeve.

Sipas burimeve jozyrtare të "Vizion Plus", ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, dyshohet se i ka kërkuar shefes së financës, Valbona Duni, një shumë prej rreth 700 mijë eurosh që ndodhej në kasafortat e filialit, me pretendimin se do të përdorej për kryerjen e disa pagesave.

Pas mbërritjes së auditit në Durrës dhe verifikimeve të kryera, dyshohet se janë zbuluar problematika të tjera lidhur me administrimin e parave.

Burimet bëjnë me dije se përveç shumës prej 700 mijë eurosh, po verifikohen edhe mungesa të tjera financiare, ndërsa dyshimet paraprake flasin për një dëm që mund të arrijë në disa milionë euro. Megjithatë, shuma përfundimtare pritet të përcaktohet nga hetimi i Prokurorisë së Durrësit.

Organi i akuzës ka nisur hetimet për të zbardhur destinacionin e fondeve dhe për të identifikuar personat përgjegjës. Sipas burimeve, priten zhvillime të reja në ditët në vijim, përfshirë edhe masa të mundshme ndaj personave të dyshuar.

Ndërkohë, pas konstatimit të shkeljeve, Elisabeta Mataj është shkarkuar nga detyra e drejtoreshës së Postës së Durrësit, ndërsa të njëjtën masë administrative ka marrë edhe ish-shefja e financës, Valbona Duni.

Posta Shqiptare ka deklaruar më herët se ka marrë masa administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Durrësit, duke vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.