Detaje/ E rëndë në Itali, 50-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në stacionin e tramvajit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Itali.
Trupi i pajetë i një burri u gjet në stacionin e tramvajit në Arcirpressi të Firences, në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta, por që po hetohen nga Policia Forenzike (Shkencore) vendase.
Viktima është identifikuar si një 50-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk publikohet ende dhe që jetonte në Viterbo. Detaji që ka ngritur dyshimet për shkakun e një vdekjeje nga faktorë të jashtëm është fakti se 50-vjeçari sapo ishte liruar nga burgu.
“Pas përpjekjeve për ta ringjallur nga stafi i Humanitas në Firence, ai u shpall i vdekur. Pak pas orës 10:00 të mëngjesit, magjistrati në detyrë urdhëroi hetime të mëtejshme, duke pasur parasysh se burri (një shqiptar pesëdhjetëvjeçar nga Viterbo) ishte mbajtur në burgun Sollicciano deri dje”, informoi media italiane për detajet e para.
Ekipi i mjekësisë ligjore dhe policia lokale iu përgjigjën vendit të ngjarjes. Stafi i Gest ishte gjithashtu në vendngjarje pasi ndalesa ishte e mbyllur.
Lexo edhe
AKTUALITET
Humbje për artin shqiptar ndahet nga jeta aktori i njohur Ilir Shkurti

Kapet pas 1 muaji 44-vjeçari shqiptar që grabiti bazilikën në Bolonja të Italisë

Detaje/ Mbesa gjen të pajetë gjyshin e saj në shtëpi, mësuesi 67-vjeçar jetonte i vetëm

Dështon harta gjyqësore për Elbasanin, avokatët japin alarmin: S’ka drejtësi

U komandua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndërron jetë drejtori i burgut të Durrësit, Etmond Llabani

VIDEO/ Uji i pijshëm kthehet në baltë në Babrru, pamjet nga banorët ngrenë shqetësimin

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Nuk plotësonte standardet/ Bllokohen mbi 7 ton djathë lope, mbyllet aktiviteti baxhos





