Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

DETAJE/ Ish-ushtaraku iku me vrap sapo pa makinat e policisë, dyshohet se ka bashkëpunuar me...

P
Piranjat11 April 2026, 15:28 · 2 min lexim
DETAJE/ Ish-ushtaraku iku me vrap sapo pa makinat e policisë, dyshohet se

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor “Picalla”, ku u godit një bazë e dyshuar armatimi në periferi të Tiranës.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se agjentët e Komisariatit Nr. 1 kishin siguruar informacion se shtetasi Oltjan Qershori posedonte një armë zjarri pa leje dhe po e mbante në banesën e tij në fshatin Picallë. Mbi këtë bazë, policia organizoi ndërhyrjen.

Kur forcat kanë mbërritur në zonë, i dyshuari ka konstatuar mjetet e policisë dhe është larguar me vrap, duke u shmangur arrestimit. Në banesë ka mbetur vetëm nëna e tij, e cila fillimisht ka deklaruar se armët nuk i përkisnin familjes.

Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar një arsenal të madh armësh dhe municionesh, përfshirë automatikë, pistoleta, municion luftarak dhe pajisje të tjera të dyshuara për përdorim kriminal.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se Oltjan Qershori ka qenë më herët pjesë e Forcave të Armatosura, por është përjashtuar disa vite më parë për shkelje disiplinore dhe sjellje të papërshtatshme.

Megjithëse nuk rezulton me precedent penal të mëparshëm, dyshimet e hetuesve janë se ai mund të ketë bashkëpunuar me grupe kriminale për shpërndarjen dhe shitjen e armëve.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa arsenali i sekuestruar po i nënshtrohet ekspertizës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.