Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Detaje nga aksidenti që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti! Ja çfarë thotë policia

P
Piranjat19 July 2026, 08:11 · 2 min lexim
Detaje nga aksidenti që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti! Ja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën bregdetare të Porto Novos, Vlorës, ku humbi jetën gazetari 40-vjeçar Enrik Mehmeti.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në zonën e Dajlanit, jashtë segmentit rrugor. Dyshohet se Mehmeti, i cili drejtonte një motomjet me katër rrota, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, gazetari ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.

Në motomjet ndodhej edhe shtetasi me iniciale K. S., 18 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer. I riu ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet paraprake rezulton se aksidenti ka ndodhur në një sipërfaqe bregdetare, jashtë zonës rrugore, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.

Enrik Mehmeti u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë sipas policisë i plagosur ka mbetur edhe një 18-vjeçar. I riu mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, sipas Policisë, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, pasi dëmtimet që ka pësuar nuk i rrezikojnë jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut që çoi në humbjen e kontrollit të motomjetit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.