Detaje nga aksidenti tragjik në Tiranë-Durrës/ 5 pasagjerë në gjendje të rëndë, intubohet një fëmijë

Si pasojë e aksidentit në afërsi të QTU-së ka humbur jetën shoferi i autobusit. Raportohet se drejtuesi humbi kontrollin e mjetit pasi pësoi arrest kardiak.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se aktualisht të shtruar janë 12 persona, mes tyre një fëmijë, i cili është futur në intubim. 7 nga të lënduarit janë në sallat e operacionit me dëmtime të rënda dhe 5 të tjerë raportohet se janë në Urgjencë me dëmtime më të lehta.
Aksidenti ka ndodhur në drejtimin Durrës-Tiranë, pranë fshatit Yrshek të Kasharit.
Nga përplasja e fortë, trafikndarësja ka përshkuar tejpërtej autobusin që vinte nga Berati dhe për nxjerrjen e pasagjerëve po punojnë forcat zjarrfikëse. Siç shihet edhe nga pamjet, për nxjerrjen e autobusit nga kanali, në vendngjarje ndodhen edhe disa mjete më funksion të veçantë të llojit vinç.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shqiptarët në revoltë/ Pas tubimit te Parlamenti, qytetarët bëjnë njoftimin: Në 19:00 protesta e 31-të

U dhunuan dhe u arrestuan nga policia, lirohen 6 protestuesit

Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet, rëndohet trafiku në rrugët e jugut

U shoqërua me forcë në komisariat, aktori Shkëlzen Bushi: Sikurse bën me mua mund të bëjnë me këdo

Aksidenti i rëndë / Ministria e Shëndetësisë jep detaje: 12 të shtruar në QSUT, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Avokati i Popullit debat me protestuesit: Ça kërkesash keni? Kemi nisur hetim për sjelljen e Policisë së Shtetit

Flet njëri prej protestuesve të liruar: Do vazhdojmë protestën paqësore! Çdo provokim nuk është pjesë e jona

Dritan Goxhaj: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit, u emërua nga Parlamenti i krimit





