Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Detaje nga arrestimi i Ergys Agasit, Karamuço: Në TIMS figuronte jashtë Shqipërisë, ka pasur një telefonatë nga Paraguai

P
Piranjat 1 September 2026, 22:22 · 3 min lexim
Detaje nga arrestimi i Ergys Agasit, Karamuço: Në TIMS figuronte

Eksperti Ervin Karamuço ka dhënë detaje nga arrestimi i Ergys Agast. Ai tha se Agasi figuron ende në TIMS që është jashtë Shqipërisë, pavarësisht se kishte të dhëna që ishte brenda Shqipërisë.

"Siç e përmendi edhe vetë avokati, TIMS-i i fundit… unë po të them çfarë rezulton virtualisht, jo fizikisht: ka qenë në një udhëtim në Zvicër. Aty ka humbur të gjitha gjurmët dhe më pastaj nuk dihej: nga Zvicra ka ardhur sërish në Shqipëri, si ka ardhur, ka vajtur në një vend tjetër e kështu me radhë. Dhe prej 8 muajsh është shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar dhe janë bërë të gjitha llojet e veprimeve për ta lokalizuar”, tha Karamuço.

Ai shtoi se informacioni për vendodhjen e tij ka ardhur nga BKH-ja për akset rrugore dhe vendet nga lëvizte ky person, dhe pastaj ia kanë lënë këtë forcave operacionale të Policisë së Shtetit për ta ndjekur.

Karamuço tha se ky operacion rrëzon pretendimet se nuk ka bashkëpunim mes SPKAK dhe Policisë së Shtetit.

“Nuk është sekret ta themi: ka një plan të mirëfilltë bashkëpunimi operacional midis SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, në lidhje me disa persona të cilët janë në kërkim nga ana e SPAK-ut, por kanë ende veprimtari në Republikën e Shqipërisë dhe shfaqin rrezikshmëri të lartë. Nuk po them për rastin e Ergys Agasit, por ishte një emër që sigurisht ishte vendosur si ultimatum për të parë nëse policia e ka seriozisht me këtë plan operacional edhe për emra të tjerë apo jo.

Ka qenë një telefonatë ajo që më ka bindur, nga Paraguai, ku ka qenë një vizitë pune e vetë drejtuesit të Prokurorisë Klodian Braho drejtuesit tjetër të linjës së krimit të organizuar Vladimir Mara, që kanë falënderuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit për këtë operacion. Me këtë ne fshijmë njëherë e mirë çdo lloj paragjykimi të policisë që çfarë ka ndodhur deri më sot. Gjithë ato akuza që policia është e shitur e të tjerë e të tjerë…

Pra në rastin konkret ne nuk mund dot të hedhim hije dyshimi “jo dorëzimi i kontrolluar”, “jo çfarë kam dëgjuar këto ditë”. Absolutisht! “E tradhtoi kush” apo ku di unë, nuk u hyjmë këtyre teorive konspirative”, tha ndër të tjera Karamuço në Erla Now.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.