Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit
AKTUALITET

Detaje nga arrestimi i ''Visit të Garave''/ Bashkëshortja e kapi mat me një tjetër në Palasë, ai e kërcënoi me...

P
Piranjat 2 September 2026, 15:48 · 2 min lexim
Detaje nga arrestimi i ''Visit të Garave''/

Detaje të reja nga arrestimi i Elvis Kosovës në një nga zonat bregdetare në jug të vendit, në Palasë. Gjithçka ka ndodhur në vilën ku qëndronte 40-vjeçari i njohur si ‘Visi i Garave’.

Kosova ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe një punonjës security, pasi kjo e fundit e kishte gjetur në vilë me një grua tjetër.

Konflikti ka vijuar mes çiftit ku mësohet se 40-vjeçari ka kërcënuar gruan e tij me armën pa leje.

Në vilë ka mbërritur edhe Policia, por Kosova ka bërë rezistencë duke u përplasur fizikisht edhe me efektivët.

Efektivët kanë arritur të neutralizojnë Kosovën dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit.

Kosova është një emër i njohur për autoritet, i cili rezulton i arrestua në gusht të vitit 2024 së bashku me një shtetas turk, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro, të cilin e kishin marrë me qera në Gjermani.

Në korrik të vitit 2025, ‘Visit të garave’ iu vendos tretiol në portën e garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë”. Emri i tij u përmend edhe në atentatin e Rinasit ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Automjetit tip Benz i cili u bë shoshë nga plumbat, me të cilin udhëtonin Dani me Shaljanin, u raportua të ishte i Kosovës.

Vetë Kosova mohoi lidhjen duke deklaruar se nuk e mbante mend të kishte pasur ndonjëherë atë automjet dhe se ishte e pamundur të dinte për hyrjet dhe daljet e makinave nga kompania e tij./ZËRI

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.