AKTUALITET

EMRI/ Detaje nga atentati me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit, zbulohet kush është shqiptari që dha urdhrin nga burgu grek!

Piranjat Përditësimi i fundit 27 August 2026, 17:20
EMRI/ Detaje nga atentati me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit, zbulohet kush

Policia greke ka zbardhur atentatin me eksploziv të planifikuar në janar 2026 ndaj një biznesmeni greko-amerikan në Lefkada, duke arrestuar tetë persona të përfshirë në këtë çështje.

Sipas dosjes së Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje, urdhri për sulmin dyshohet se ka dalë nga burgu i Malandrinos.

Hetuesit kanë identifikuar si urdhërues të dyshuar 46-vjeçarin shqiptar Mikel Selimaj, nga Vlora, dhe 31-vjeçarin grek Evstratios Nousis. Të dy ndodhen në burg dhe dyshohet se kanë komunikuar me gjashtë bashkëpunëtorë jashtë qelive për organizimin e atentatit.

Objektivi ishte një biznesmen greko-amerikan, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe qëndron në Greqi gjatë muajve të verës.

Sipas hetimeve, gjashtë personat që vepronin jashtë burgut, mes tyre edhe një grua, vendosën një pajisje shpërthyese në vilën e biznesmenit në zonën pranë Agiofyllit, në Lefkada.

Pajisja përmbante rreth 10 kilogramë dinamit xhelatine dhe ishte pajisur me fitil. Atentati nuk u realizua pasi kujdestari i pronës zbuloi eksplozivin në ballkonin e pasmë të vilës.

Hetimet e policisë greke kanë rindërtuar më pas lidhjet mes personave që vendosën eksplozivin dhe dy të burgosurve që dyshohen se dhanë urdhrin.

Mikel Selimaj rezulton me precedentë për drogë, vjedhje dhe grabitje. Ai ndodhet në burg që prej majit 2025, i akuzuar për vrasjen me armë zjarri të 41-vjeçarit Altin Arapaj në Rafina.

Edhe Evstratios Nousis ndodhet prej vitesh në burg. Sipas dosjes, precedentët e tij datojnë nga viti 2015. Në janar 2026 ai akuzohet se plagosi në burg 46-vjeçarin nga Gjirokastra, Dhimo Meci.

Gjashtë personat e arrestuar që dyshohet se morën pjesë në organizimin dhe ekzekutimin e planit akuzohen për formim bande dhe shkelje të legjislacionit për armët dhe eksplozivët.

Në të njëjtën dosje, Selimaj dhe Nousis hetohen si nxitësit e sulmit, ndërsa policia greke e ka lidhur planin për atentatin me komunikimet që dyshohet se janë kryer nga brenda burgut të Malandrinos.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?