Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën
AKTUALITET

Detaje nga ngjarja në Fier/ 17-vjeçarja u dhunua një muaj më parë, e mitura kishte lënë shkollën

P
Piranjat 7 July 2026, 12:16 · 2 min lexim
Detaje nga ngjarja në Fier/ 17-vjeçarja u dhunua një muaj

Një ngjarje e rëndë, e cila ka tronditur opinionin publik pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ka ndodhur rreth një muaj më parë në qytetin e Fierit.

Sipas të dhënave, një 17-vjeçare është dhunuar brutalisht nga tre bashkëmoshataret e saj brenda ambienteve të një banese.

Vajza ishte ftuar nga shoqet e saj me pretekstin për të sqaruar një bisedë, por takimi ka përfunduar në një akt të rëndë dhune fizike, ndërsa njëra prej tyre filmonte dhe nxiste agresionin.

Ngjarja është denoncuar në Policinë e Fierit nga prindërit e 17-vjeçares një ditë pas episodit.

Megjithatë, sipas familjarëve dhe fqinjëve, institucionet nuk kanë reaguar me masat e duhura, çka ka bërë që rasti të rikthehet në vëmendje vetëm pas publikimit të videos.

Sipas të afërmve, e mitura me inicialet P.D. kishte ndërprerë shkollën për të ndjekur një kurs parukerie, me synimin për të siguruar një profesion.

Nëna e 17-vjeçares shprehet se është thellësisht e shqetësuar për gjendjen psikologjike të vajzës së saj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Ajo thotë se jeton me frikë edhe për sigurinë e fëmijëve të tjerë të mitur të familjes.

Ndërkohë, çështja është në shqyrtim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.