Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Detaje nga operacioni ndaj call center-ave në Tiranë. Dyshime për dekonspirim

P
Piranjat13 April 2026, 22:03 · 2 min lexim
Detaje nga operacioni ndaj call center-ave në Tiranë. Dyshime për

Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar një operacion të gjerë ndaj tre call center-ave në kryeqytet, duke zbuluar detaje të reja nga aksioni që çoi në disa arrestime dhe sekuestrimin e shumave të konsiderueshme parash.

Një nga subjektet e goditura ndodhej në Rrugën e Kavajës, ndërsa një tjetër pranë Kopshtit Zoologjik. Operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet austriake, në kuadër të një hetimi që ka nisur prej dy vitesh. Urdhër-arrestet janë lëshuar me vendim gjykate.

Deri më tani janë caktuar 8 masa sigurie dhe për momentin janë 4 persona të arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë.

Vetëm në call center-in në Rrugën e Kavajës janë konstatuar mbi 60 punonjës, të cilëve u janë sekuestruar celularët dhe po merren në pyetje për veprime të mëtejshme hetimore. Burimet bëjnë me dije se për një pjesë të tyre pritet të ketë procedim në gjendje të lirë.

Ndërkohë, në të njëjtin ambient, që operonte në tre kate, dy prej kateve janë gjetur të mbyllura në momentin e ndërhyrjes, duke ngritur dyshime për një dekonspirim të mundshëm të aksionit policor. Në katin tjetër janë gjetur operatorët që vijonin aktivitetin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.