Detaje nga tragjedia me tre viktima në Postribë/ Gjendet një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se...

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia në Postribë ku si pasojë e zjarrit humbën jetën nëna dhe dy fëmijët. Raportohet se në vendngjarje janë gjetur një bombol gazi dhe një shishe benzinë. Dyshohet se në banesën e cila u shkrumbua me tre personat brenda, ka pasur edhe shpërthime.
Trupat e viktimave janë gjetur mes rrënojave të banesës së shkrumbuar plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, familja jeton në fshatin Golem dhe ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik.
Nëna kishte shkuar bashkë me dy fëmijët në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Domen për ta pastruar, ku fatkeqësisht banesa u përfshi nga flakët. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Shqiptarët po vdesin nëpër spitale”/ ‘Shpërthen’ gaazetari: Rama shpenzon 4.3 mln euro për tekat e tij

Sherr fizik mes dy të rinjve në Durrës, njëri përfundon në spital

Nis procedura e ekstradimit, fluturimi që “tradhtoi” Ermal Beqirajn në Francë

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, Klodiana Lala: Çfarë fshihet pas fluturimit mbi impiantin bërthamor?

Goditi me grusht eprorin që kërkoi ta transferonte, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake të Tiranës

EMRAT/ Policia jep detajet nga zjarri në Shkodër: Trupat u zbuluan nën rrënoja, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

Tragjedi në Shkodër! Banesa shkrumbohet nga flakët, humb jetën nëna bashkë me dy fëmijët

Seanca në GJKKO/ “Kam qenë kundër monopoleve”, Meta: Kërkoj që Rama të thirret si dëshmitar





