Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

Detaje nga vrasja e Edmond Sulës/ Ekzekutori u arratis në këmbë, pistat e hetimit

P
Piranjat17 July 2026, 16:40 · 2 min lexim
Detaje nga vrasja e Edmond Sulës/ Ekzekutori u arratis në

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond Sula, i cili u vra me snajper në oborrin e banesës së tij pak pas mesnatës së 12 korrikut. Sipas burimeve nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se autori ka vepruar i vetëm. Madje ai duket se ka studiuar më së miri zonën për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë në rrugë apo banesa. për këtë qëllim, sipas hetimeve, ai ka lëvizur në këmbë duke shmangur rrugët kryesore.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë nuk është konstatuar përdorimi i ndonjë automjeti, as gjatë mbërritjes dhe as gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit dyshojnë se autori ka qëndruar i fshehur në barishte, pas një peme pranë banesës së viktimës, duke pritur momentin për të qëlluar. Pas kryerjes së krimit, ai dyshohet se është larguar nëpër ara dhe më pas në një zonë të pyllëzuar, ku ka humbur gjurmët.

Një tjetër element që po analizohet nga grupi hetimor është fakti se, ndryshe nga atentatet e kryera zakonisht nga vrasës me pagesë, në këtë rast nuk është gjetur asnjë automjet i djegur apo armë e braktisur.

Dyshimet janë se ekzekutori mund të jetë një person me të iclin Sula mund të ketë pasur konflikte të mëparshme, por nuk përjashtohet as pista e përdorjes së vrasësve me pagesë. Megjithatë burimet shtojnë se për këtë dyshim të fundit ka më pak gjasa të ketë ndodhur. Sipas burimeve, 50-vjeçari kishte pasur disa konflikte, të cilat po verifikohen në kuadër të hetimeve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.