Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

Detaje nga vrasja e Eglant Koçit/ Si u fsheh autori Armand Shakaj në Elbasan duke ndryshuar pamjen

P
Piranjat13 July 2026, 13:32 · 2 min lexim
Detaje nga vrasja e Eglant Koçit/ Si u fsheh autori Armand Shakaj në

Zbardhen detaje të reja nga dinamika e arratisë së Armand Shakajt, i cili akuzohet për vrasjen e mikut të tij, Eglant Koçi, ngjarje e ndodhur më 4 qershor. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pas krimit, Shakaj është strehuar për 10 ditë në qarkun e Elbasanit, duke ndërmarrë masa të sofistikuara për të shmangur identifikimin nga policia.

Për të mos u pikasur, autori ka ndryshuar pamjen e tij të jashtme dhe ka ndjekur një strategji të lëvizjes së kufizuar. Ai dyshohet se ka qëndruar në hotele dhe apartamente me qira ditore në zona si Peqini dhe Cërriku, ndërsa për zhvendosjet e tij ka përdorur ekskluzivisht shërbimin taksi, duke shmangur përdorimin e mjeteve personale.

Në rastet kur i është kërkuar identifikimi, ai ka paraqitur dokumente të falsifikuara. Ndonëse hetuesit arritën të binin në gjurmët e tij përmes sinjalit të celularit, Shakaj ka arritur të humbasë gjurmët pak përpara operacioneve të policisë për kapjen e tij.

Aktualisht, autori vijon të jetë në arrati, ndërsa autoritetet kanë dyshime të forta se ai gëzon mbështetjen e personave të afërt, me të cilët mban kontakte të vazhdueshme. Kujtojmë se Armand Shakaj vrau mikun e tij Eglant Koçi dhe më pas tentoi të fshehë krimin duke hedhur trupin në një zonë të thepisur, në majën e Korrës në fshatin Cerrujë, në një lartësi prej 1450 metrash. Kufoma e viktimës u gjet nga policia pas dy javësh kërkime intensive.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.