Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
AKTUALITET

Dalin detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, merret në pyetje një i dyshuar

P
Piranjat 3 September 2026, 11:59 · 2 min lexim
Dalin detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, merret në pyetje një i

Policia ka shoqëruar një person për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Viktor Bardhit, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz të Mirditës.

Detajet janë bërë të ditura nga drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, i cili ka deklaruar se rreth 20 minuta pas vrasjes, në fshatin Rrëshen, pranë Rubikut, është gjetur një automjet i djegur që dyshohet se u përket autorëve.

Ndërsa është shoqëruar një person në polici për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

“Rreth orës 8:55 jemi njoftuar në sallën operative për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ndërfushas në Mirditë.

Kemi ndërtuar grupin hetimor, kemi ardhur në vendngjarje, nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar që një shtetas është vrarë në automjetin e tij, është shtetasi Viktor Marku, datëlindja 1961.

Rreth 20 minuta pas ngjarjes në fshatin Rrej afër Rubikut, është djegur një automjet ku është një grup hetimor i dytë, po fiksohen provat, po pyeten dëshmitarët.  Kemi një të shoqëruar dhe një pistë hetimi”, tha ai.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të vrasjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.