AKTUALITET

Detaje nga vrasja e Miklovan Dakaj në Spanjë, ekzekutuesit përhapën lajme të rreme në mediat shqiptare! Si u zbuluan

Piranjat Përditësimi i fundit 23 April 2026, 20:12
Detaje nga vrasja e Miklovan Dakaj në Spanjë, ekzekutuesit

Policia spanjolle ka zbardhur vrasjen e 31-vjeçari shqiptar Miklovan Dakaj, trupi i të cilit u gjet në një thes në rezervuarin Casasola, në zonën e Almogías, pranë Malagës. Sipas mediave spanjolle Malaga Hoy, për këtë krim janë arrestuar tre persona.

Sipas hetimit, autorët e dyshuar nuk synuan vetëm eliminimin fizik të viktimës, por edhe fshehjen e plotë të krimit. Hetuesit thonë se ndaj familjarëve dhe miqve të të riut u ushtrua presion që të hiqnin dorë nga kërkimet, ndërsa në median shqiptare u përhapën edhe lajme të rreme për gjetjen e supozuar të trupit.

Trupi u zbulua më 14 tetor, pasi niveli i ujit në rezervuar ra ndjeshëm. Një kampist vuri re një qese të dyshimtë në baltë. Brenda saj ndodhej trupi i viktimës, i lidhur në duar dhe këmbë, i mbështjellë në një thes bashkë me blloqe çimentoje. Sipas policisë, autorët synuan që trupi të fundosej dhe të mos dilte në sipërfaqe.

Hetimi kishte nisur disa muaj më herët, më 12 maj 2025, kur partnerja e viktimës denoncoi zhdukjen e tij në Marbella. Ajo deklaroi se të dy kishin drekuar së bashku në Puerto Banús dhe se më pas ai ishte larguar me arsyetimin se do të takonte disa miq në Puerto de la Torre. Që nga ai moment, ajo nuk mori më asnjë lajm prej tij.

Policia dyshoi shpejt se bëhej fjalë për një zhdukje me rrethana kriminale, pasi nuk pati asnjë kërkesë për shpërblim dhe asnjë kontakt me familjen. Hetuesit analizuan kamerat e sigurisë, lëvizjet e viktimës dhe rrethin e saj shoqëror.

Sipas autoriteteve, viktima dhe partnerja e tij kishin jetuar prej rreth një viti në Costa del Sol, ndërsa më parë kishin qëndruar në Itali. Hetimi zbuloi se i riu kishte precedent penal për trafik ndërkombëtar droge. Kjo i çoi hetuesit drejt pistës së krimit të organizuar dhe të një larjeje hesapesh.

Policia thotë se autorët e dyshuar mbërritën nga Barcelona dhe se operacioni ishte i planifikuar. Sipas hetuesve, ata e joshën viktimën me pretekstin e një marrëveshjeje droge në Puerto de la Torre, më pas e çuan drejt rezervuarit Casasola, ku dyshohet se e vranë dhe fshehën trupin.

Edhe pse motivi nuk është konfirmuar zyrtarisht, policia dyshon se krimi lidhet me një borxh të papaguar ose me një konflikt brenda një aktiviteti të paligjshëm. Autoritetet theksojnë se nuk ka prova për grabitje, pasi paratë apo droga nuk rezultojnë të kenë qenë objekt i drejtpërdrejtë i ngjarjes.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 23 April18:17

Amanetet e Rexhep Qoses!

Në letrën e tij të fundit drejtuar nipit të tij Valjetit, akademiku i ndjerë Rexhep Qosja, ka lënë amanetin e fundit që...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?