Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Detaje nga vrasja në Shkodër/ Aleksandër Koçeku u qëllua me 25 plumba, hetohet pista e hakmarrjes

P
Piranjat12 July 2026, 10:17 · 3 min lexim
Detaje nga vrasja në Shkodër/ Aleksandër Koçeku u

25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qëlluara nga e njëjta armë, janë sekuestruar në vendin ku u ekzekutua Aleksandër Koçeku në fshatin Lin, në zonën e Karmës së Kirit, përgjatë aksit Kir–Prekal. Ka qenë një kalimtar i rastësishëm ai që ka konstatuar automjetin me viktimën brenda dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Nga këqyrja e parë e grupit hetimor rezulton se autori ose autorët i kanë zënë pritë 40-vjeçarit dhe e kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Viktima lëvizte me kujdes për shkak të gjakmarrjes dhe punonte në një furrë buke.

Hetuesit po administrojnë pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit që ai përshkoi, megjithëse në zonën ku ndodhi atentati nuk ka kamera, çka e vështirëson zbardhjen e ngjarjes.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku janë përqendruar hetimet lidhet me një vrasje të mëparshme, ekzekutimin me armë zjarri të Angjelin Shkambit në dhjetor të vitit 2017.

Atëherë, vëllai i viktimës së sotme, Artan Koçeku, qëlloi Shkambin me 10 plumba, pasi e kishte thirrur në një takim.

Sipas dosjes hetimore të asaj kohe, konflikti lidhej me një borxh prej 40 mijë eurosh, por edhe me një çështje nderi, pasi viktima kishte pasur një lidhje me motrën e vëllezërve Koçeku. Artan Koçeku po vuan dënimin për atë vrasje.

Familjarë të Aleksandër Koçekut deklaruan se dyshojnë se atentati është kryer për gjakmarrje, duke e lidhur pikërisht me vrasjen e 9 viteve më parë.

Kushëriri i viktimës, Mark Koçeku u shpreh se familja e tyre janë në gjakmarrje që prej 2017 kur u vra Angjelin Shkambi dhe se viktima Aleksandër Koçeku lëvizte me kujdes nga frika e hakmarrjes.

Ndërkohë Aleksandër Koçeku ishte person nën hetim edhe në dosjen e vrasjes së Pavlin Prekës e ndodhur vitin e kaluar, ndërsa Prokuroria e Shkodrës pak ditë më parë zgjati me tre muaj afatet e hetimit për këtë çështje.

Sipas organit të akuzës, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë, së bashku me Vasel Koçekun dhe Klaudio Lisajn, në planifikimin dhe realizimin e vrasjes së 19-vjeçarit Pavlin Preka në shkurt të vitit 2025 pasi ky i fundit po planifikonte grabitjen e vajzës së Vasel Koçekut për t’u fejuar me të edhe pse ajo nuk ishte dakord.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorit ose autorëve për vrasjen e Aleksandër Koçekut.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.