Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Detaje nga zjarri në Korçë/ 72-vjeçari jetonte me një çift me qira, dyshohet se kishte tentuar të ndizte zjarr edhe dy ditë më parë

P
Piranjat11 July 2026, 18:25 · 1 min lexim
Detaje nga zjarri në Korçë/ 72-vjeçari jetonte me

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me zjarrin që përfshiu një apartament në Korçë, ku humbi jetën 72-vjeçari Urim Hysolli. Sipas informacioneve paraprake, në apartament jetonte me qira një çift, ndërsa pronari i banesës, Urim Hysolli, ishte rikthyer aty rreth dy muaj më parë dhe u kishte kërkuar qiramarrësve të lironin banesën.

Mësohet se çifti i kishte kërkuar më shumë kohë për të gjetur një banesë tjetër, ndërsa gjatë kësaj periudhe 72-vjeçari jetonte në njërën prej dhomave të apartamentit.

Fqinjët kanë deklaruar se Hysolli konsumonte shpesh alkool dhe se dy ditë më parë, nën efektin e tij, kishte tentuar të ndizte zjarr brenda banesës, por flakët ishin shuar pa shkaktuar pasoja.

Rrethanat e zjarrit të ndodhur pasditen e sotme mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e ngjarjes dhe për të zbardhur plotësisht dinamikën e saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.