Detaje/ Ra nga antenat e Midës, punonjësi i ‘ONE’ qëndroi pa ndjenja gjithë natën në borë

Një 50-vjeçar, punonjës i kompanisë telefonike “One” u gjet pa ndjenja në borë, pas një nate të kaluar në kushte të vështira atmosferike, pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz. Ai ka qëndruar për orë të tëra në të ftohtë ekstrem, pasi ra nga antenat ku po rregullonte një defekt.
Ai është konstatuar rastësisht në orët e mëngjesit nga efektivë të ushtrisë, të cilët kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për ta transportuar drejt spitalit. 50-vjeçari, i identifikuar si Lumturi Kamberi, është dërguar fillimisht në Spitalin e Traumës, ku ka marrë ndihmën mjekësore emergjente.
Mësohet se ai ka probleme serioze shëndetësore dhe nuk mund të lëvizë njërën këmbë. Më pas, për trajtim të specializuar, ai është transferuar në një spital privat. Ndërkohë, policia ende nuk ka mundur ta marrë në pyetje, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk i lejon të komunikojë.
Kompania telefonike ONE nuk ka dhënë asnjë sqarim për rastin, ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Këshilltarët e opozitës në Bulqizë denoncojnë dhënien e kullotave në Martanesh për projekte energjetike

Në Mal të Martaneshit banorët tregojnë problemet: Nuk kemi ujë...

'Ligji për gjuhët është i qartë' Studentët shqiptarë në protestë në Shkup: Mos mohoni të drejtën tonë

Narko-eurot shkatërrojnë ekonominë/ Banka e Shqipërisë u detyrua të blejë 1 miliardë euro në 2025-ën

Rritja e çmimit të naftës, shtrenjtohet bileta e autobusit nga Korça në Tiranë dhe anasjelltas!

Denoncohet për ‘trajtim çnjerëzor’ të punonjësve kompania holandeze: Ju jetoni si derra, jeni skllevërit e Shqipërisë

U nda nga jeta në mënyrë të papritur, familjarë dhe kolegë i japin lamtumirën e fundit aktorit Ilir Shkurti

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Austri, burri vret gruan e tij





