Kryeministri injoron akuzat e Veliajt dhe nis ditën me ftesat banale për dialog
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke ...
Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuve...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Gjermanisë duhet të jetë një grua. “Do t’i propozo...
Në fund të prillit 2026, kur oficerët e policisë gjyqësore hynë për kontroll në vilën F6 të kompleksit “...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me 81.6 lekë. Euro blihet me 90.6 lekë dhe shitet me 9...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme ajrore në ishullin Qeshm të Iranit, në Ngushticën e Hormuzit, bëjnë me dij...
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura...
Zgjedhjet për Kongresin e ri. Zgjedhjet e mesmandatit shihen gjithashtu si një vlerësim i politikave të Trumpit. Senati, Dhoma e Përfa...
Heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburantit dhe kalimi i saj në një taksë mbi automjetet shihet si një lehtë...
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e Eglant Koçit në Tiranë, ndërsa provat e mbledhura nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e administruara nga Prokuroria kanë përforcuar dyshimet ndaj Armand Shakajt. Në fokus të hetuesve janë paratë e call center-ave dhe kriptomonedhat, ndërsa është marrë në pyetje edhe administratori i një exchange-i në kryeqytet.
Sipas dosjes pasi familjari i Koçit denoncoi zhdukjen, më 5 qershor i tregoi policisë se i vëllai konvertonte kriptomonedha në një subjekt pranë Laprakës. Administratori i exchange-it ka deklaruar se Koçi kishte më shumë se një muaj që nuk paraqitej aty për transferta.
Hetuesit kanë rindërtuar gjithashtu lëvizjet e viktimës dhe të personit të dyshuar. Shakaj u thirr nga policia në kohën kur ende nuk dihej asgjë për fatin e Koçit dhe deklaroi se e kishte takuar atë më 3 qershor.
Shakaj pretendoi se miku i tij ishte shfaqur i shqetësuar për paratë e kriptomonedhave dhe të call center-ave, duke ia atribuar atij deklaratën: “Njëri nga personat që ka portofolin tonë dixhital ka rënë në burg në Dubai, kurse tjetri i ka luajtur online bixhoz”.
Por sipas materialit hetimor, Shakaj mashtroi policinë. Menjëherë pasi u lirua, ai u zhduk dhe nuk iu përgjigj më telefonatave të policisë.
Kamerat e sigurisë tregojnë se më 4 qershor Eglant Koçi, duke udhëtuar me motor, shkoi në biznesin e mikut të tij. Vetëm 40 minuta pasi hyri brenda, një person i veshur me të zeza u largua me motorin e viktimës.
Pamjet që konsiderohen ndër më të rëndësishmet për hetimin i përkasin 5 qershorit, rreth orës 23:30. Sipas dosjes, në to Shakaj shfaqet duke nxjerrë në holl dhe duke tërhequr zvarrë një qese në formën e trupit të njeriut, të cilën më pas e largon me automjet.
Trupi i pajetë u gjet pas disa ditësh kërkime dhe analiza e ADN-së konfirmoi se bëhej fjalë për Eglant Koçin. Në burg mbahet edhe 25-vjeçari Ena Zyferi, student infermierie që punonte si kamarier dhe dyshohet se përkrahu autorin e krimit duke fikur kamerat.
Një tjetër element i rëndësishëm në dosje lidhet me Porsche-n dhe dëshmitë e dy punonjësve të një lavazhi. Prokuroria i ka marrë ata në pyetje, ndërsa kanë treguar se Shakaj u kishte thënë për automjetin: “Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”.
Dy lavazhierët kanë deklaruar se gjatë pastrimit vunë re një detaj të dyshimtë brenda makinës: “në pjesën e tapetit të automjetit, pas ndenjëses së shoferit, kishte lëng të kuq, në pamje të parë si gjak”.
Hetimet vijojnë, ndërsa Armand Shakaj mbetet personi i kërkuar dhe i dyshuar për vrasjen e Eglant Koçit.
Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë këtë të hënë në banesën e saj. E moshuara jetonte e vetme, n...
Efektivët e Forcës Tokësore po vijon angazhimin në operacionet për shuarjen e zjarreve në zona të ndryshme të vendit, n&...
Një situatë shqetësuese është krijuar në zonën e Ungrejt në Lezhë, ku një vatër zjarri po përhapet m...
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku një automjet ësht&eum...
Një situatë alarmante raportohet në zonën e Krastës në Krujë, ku një vatër zjarri po përhapet me shpejtës...
Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se vatrat më shqetësues...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Një situatë kritike është regjistruar këtë të hënë në njësinë administrative Ungrej në Lezh&eum...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ku një pushues 70-vjeçar ka humbur jetën. Viktima ësht&eum...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...