DETAJE/ Vlora Hyseni nuk u ndalua gjatë qëndrimit në Kosovë! Nuk pati direktivë nga Shqipëria për arrestimin e saj

Detaje të reja janë zbardhur këtë mbrëmje pasi Vlora Hyseni u dorëzua tek autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Morinës, teksa po hynte në territorin shqiptar. Mësohet se Hyseni ka qenë gjatë ditës brenda territorit të Kosovës, por ajo ka kaluar në pikën kufitare të Morinës në mbrëmje duke u dorëzuar tek autoritetet shqiptare.
Policia e Kosovës nuk e ka ndaluar Vjosa Hysenin, megjithëse kishte një masë sigurie të SPAK ndaj saj. Sipas burimeve nga policia e Kosovës, nuk ka pasur asnjë direktivë nga autoritetet shqiptare për ta arrestuar atë.
Vlora Hyseni është dorëzuar menjëherë tek autoritetet shqiptare të kufirit në pikën e kalimit kufitar Vërmicë-Morinë, atje ku dhe ka deklaruar se kush është dhe është parë që ka dhe një vendim gjyqësor për të në fuqi, atë të arrestit në shtëpi dhe pezullimit të ushtrimit të një detyre apo funksioni publik.
Ajo po shoqërohet tashmë, është rrugës nga pika e kalimit kufitar Vërmicë-Morinë drejt Tiranës ku pritet të bëhet dhe ekzekutimi i masës.
Përsa i përket dyshimeve rreth itinerarit të saj përpara dorëzimit, Kosova nuk ka asnjë linjë direkte ajrore me Azerbajxhanin, por supozohet se ajo mund të ketë përdorur ndonjë linjë të ndërmjetme që kryesisht është Viena.
Lexo edhe
AKTUALITET
Gazetarja zbulon detaje nga dosja e Hysenit: Dyshohet për komunikime me Agasin kur ishte në kërkim

Ish-prokurori Beçi: Është cënuar piramida e sigurisë së shtetit, kur themi Vlora, themi SHISH

Autopsia për vrasjen e 25-vjeçares në Greqi, detaje tronditëse: Penelope u vra pas shpine, 15 goditje me thikë

Trump konfirmon takim 3 orësh mes delegacionit amerikan dhe iranian: Ishte një bisedë shumë e mirë

Marshimi nëpër Tiranë, policia bllokon lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, fakët rrezikojnë banesat

EMRI/ Aksident me vdekje në Lezhë, 50-vjeçari rrëzohet nga motomjeti dhe humb jetën

Lajmi për gjetjen e së bijës/ Nëna e Bleona Matës reagon për Piranjat: Avokatin nuk e njoh, nuk përgjigjet në telefon dhe po përfiton për...





