Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Detajet/ Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52-vjeçari

P
Piranjat14 April 2026, 12:56 · 1 min lexim
Detajet/ Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet

Vijon operacioni policor i koduar “Faza e parë” në Malësi të Madhe, ku është arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe kanë kapur dhe ndaluar shtetasin B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezmë.

Sipas policisë, ndaj tij Gjykata e Shkodrës kishte caktuar më 7 prill 2026 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga hetimet rezulton se 52-vjeçari dyshohet të ketë kultivuar një sasi të konsiderueshme filizash dhe farash kanabisi në platforma polistiroli, brenda një magazine në pronësi të tij.

Këto bimë u zbuluan dhe u asgjësuan nga policia më 30 mars 2026.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Shkodrës për vijimin e veprimeve ligjore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.