Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Detajet nga atentati në Elbasan: Autori ishte veshur për Halloween, u ndalua nga 5 fëmijë që donin të luanin me të

P
Piranjat21 July 2026, 20:26 · 3 min lexim
Detajet nga atentati në Elbasan: Autori ishte veshur për Halloween, u

Atentati me tre të plagosur në një lokal në Elbasan i ngjan një skene të vërtetë filmi. A2 ka mësuar se autori iu afrua vendit ku kishte përgatitur sulmin i kamufluar me xhup të zi, me doreza dhe paruke bjonde dhe maskë halloweeni.

Veshja humoristike e tij ka bërë që të ndiqej për disa minuta nga 5 fëmijë të rastësishëm që e shoqëronin me të qeshura duke e konsideruar si lojë. Nga verifikimi i videove të kamerave të sigurisë ai ka arritur t'i shmanget të miturve, dhe më pas ka vepruar duke qëlluar me 7 plumba drejt klientëve në verandën e lokalit në lagjen “Banesa”.

Të plagosur mbetën Renaldo Mançe, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç, si dhe kamarieri i lokalit, 19-vjeçari Bjorgi Hoxha. Fatmirësisht, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Por asnjë prej tyre nuk ishte objektivi i atentatit.

Shënjestra e autorit ishte shtetasi F.Sharra që ndodhej në të njëjtin ambient ku u krye sulmi. Autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes por në ndjekje u vu një oficer policie që në atë moment ndodhej jashtë shërbimit ku po qëndronte me dy fëmijët e tij në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja.

Edhe pse pa armën e shërbimit me vete, efektivi u vu në ndjekje të autorit i cili gjatë largimit hodhi në tokë pistoletën, e cila është sekuestruar nga grupi hetimor dhe do të shërbejë për të gjetur prova për identifikimin e agresorit.

Nga verifikimet e policisë pas aktit të rëndë autori shihet të ikë me vrap drejt një përroi ku dhe ka humbur gjurmët. Ngjarja e ndodhur në një zonë të konsideruar problematike ngriti dyshime të forta për përplasje mes grupimeve.

Vetë F.Sharra i konsideruar nga policia si objektivi i dyshuar i agresionit mësohet se është nipi i një prej personazheve të njohur të botës së krimit në qytet. Por në marrjen në pyetje F.Sharra ka mohuar të ketë konflikte. Në një postim në rrjetet sociale Kastriot Kila, i njohur si “Ot Kila” ka reaguar duke deklaruar se nipi i tij nuk është objektiv i sulmit dhe se ka qenë aty rastësisht dhe nuk ka të bëjë fare me ngjarjen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.