Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa...
AKTUALITET

Devijuan rrjedhën e lumit Devoll dhe rrezikuan tokat bujqësore/ Arrestohen 3 persona dhe shpallet në kërkim administratori 22-vjeçar

P
Piranjat 4 August 2026, 12:31 · 4 min lexim
Devijuan rrjedhën e lumit Devoll dhe rrezikuan tokat bujqësore/

Një rast i krimeve kundër mjedisit është goditur në fshatin Gostimë, ku një subjekt dyshohet se ka kryer gërryerje të paligjshme të shtratit të lumit Devoll, duke shkaktuar devijimin e rrjedhës së ujit dhe duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore.

Policia e Cërrikut ka arrestuar në flagrancë tre persona, ndërsa ka shpallur në kërkim administratorin 22-vjeçar të subjektit. Në pranga kanë rënë shtetasit L. X., 35 vjeç, banues në Cërrik, L. B., 42 vjeç, shtetas indian me banim në Cërrik, dhe B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shalës.

Sipas hetimeve, dy punonjësit e subjektit kanë përdorur mjete të rënda për të gërryer shtratin e lumit Devoll, jashtë koordinatave të përcaktuara në lejen e miratuar për këtë aktivitet. Si pasojë, rrjedha e lumit është devijuar dhe është krijuar rrezik për tokat bujqësore në zonën e Gostimës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një ekskavator dhe një kamion teknologjik, të cilët dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve rezultoi se 46-vjeçari B. T. kishte ndërtuar pa leje në afërsi të zonës ku operonte subjekti i administruar nga 22-vjeçari.
Përveç procedimit penal ndaj personave përgjegjës, subjekti është ndëshkuar edhe me masa administrative nga strukturat kompetente të IKMT në Tiranë dhe IMT Cërrik.
Policia vijon punën për kapjen e administratorit 22-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.

Cërrik/Goditet një rast i krimeve kundër mjedisit, me pasoja devijimin e rrjedhës së lumit Devoll dhe rrezikimin e tokave bujqësore në fshatin Gostimë.

Arrestohen 2 punonjës në subjektin për llogari të të cilit kryhej gërryerja e shtratit të lumit.
Shpallet në kërkim një 22-vjeçar, administrator i subjektit.

Në pranga dhe 1 shtetas (i afërm i 22-vjeçarit) që kishte ndërtuar pa leje në afërsi të vendndodhjes së subjektit.

Sekuestrohen 1 ekskavator dhe 1 kamion teknologjik, që përdoreshin për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, si dhe administrimit të shqetësimeve të qytetarëve, për subjekte që dyshohet se kryejnë krime kundër mjedisit dhe/ose cenojnë regjimin juridik të tokës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik goditën një rast në këtë fushë, me pasoja në lumin Devoll. Për rastin:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit L. X., 35 vjeç, banues në Cërrik, L. B., 42 vjeç (shtetas indian), banues në Cërrik dhe B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shalës;
-u shpall në kërkim shtetasi shtetasi K. H., 22 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se për llogari të subjektit që administronte 22-vjeçari dhe kishte të punësuar shtetasit L. X. dhe L. B., gërryhej me mjete të rënda, shtrati i lumit Devoll, veprimtari nga e cila ishte devijuar rrjedha e lumit dhe rrezikohej përmbytja e tokave bujqësore në fshatin Gostimë.

Gjithashtu, nga këto veprime rezultoi se subjekti e kryente gërryerjen jashtë koordinatave të përcaktuara në lejen që kishte për këtë veprimtari.

Përveç ndëshkimit penal për shtetasit përgjegjës, subjekti u ndëshkua dhe administrativisht nga strukturat kompetente të IKMT, Tiranë, dhe IMT, Cërrik.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se 46-vjeçari kishte ndërtuar pa leje, në afërsi të zonës ku ndodhej subjekti që administronte i afërmi i tij, shtetasi K. H..

Punohet intensivisht për kapjen e 22-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.